• Kreu
  • Mbetjet
  • AKIP kundër inceneratorëve – Propozon projekt alternativ për Fierin

AKIP kundër inceneratorëve – Propozon projekt alternativ për Fierin

 Aleanca Kundër Importit të Plehrave paraqiti të hënën idenë e saj alternative për trajtimin e mbetjeve, duke kundërshtuar edhe njëherë ndërtimin e inceneratorëve.

Eksperti Lulzim Baumann tha se inceneratorët bien ndesh me objektivat e integrimit në Bashkimi Europian, pasi ndotin mjedisin dhe nuk kanë leverdi ekonomike. Ai propozoi ngritjen e sistemit të menaxhimit të integruar të mbetjeve në Fier si alternativë ndaj ndërtimit të inceneratorit. Sipas tij, ky projekt ka kosto më të ulët, shmang ndotjen e mjedisit dhe stimulon riciklimin.

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, u shpreh se problemi i mbetjeve kërkon zgjidhje urgjente. Ai premtoi se propozimet alternative do të mbahen të gjitha në konsideratë, por shmangu angazhime të drejtpërdrejta lidhur me projektet për ndërtimin e inceneratorëve.

Deri tani, qeveria shqiptare ka planifikuar ngritjen e tre inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, që do të ndërtohen me koncesion, sipas formulës “Ndërtim, Operim, Transferim”. Vlera totale e këtyre projekteve është rreth 25 miliardë lekë. Këto projekte kundërshtohen nga opozita lëvizjet ambientaliste, që kërkojnë nga qeveria që të investojë në sistemet e menaxhimit të integruar të mbetjeve me qëllim rritjen e riciklimit.

Print