• Kreu
  • Mbetjet
  • Paketimet kushtojnë. Mbeturinat kanë vlere. Kaq të pasur jemi sa të hedhim paratë “ në erë”?!

Paketimet kushtojnë. Mbeturinat kanë vlere. Kaq të pasur jemi sa të hedhim paratë “ në erë”?!

Ambjenti, natyra jonë e mrekullueshme që trasheguam nga të parët , është pasuria e vetme e garantuar e popullit ndaj duhet të jete edhe cështja kryesore për diskutim në të gjitha kohrat dhe pa ndërprerje.

Ende e lënë pas dore dhe e hijezuar nga cështje në dukje prioritare, natyra vazhdon të pësoje dëmtime e transformime të frikshme që “shuajnë”, si të mos kishin qenë kurrë, gjurmë mijravjecare.

Trajtimi i mbetjeve urbane vazhdon të mbetet “thembra e Akilit” dhe njëkohësisht tabu së cilës i shmangen të gjithë pushtetet. Gjithsesi, teksa diskutimet vazhdojnë pa u ditur se cfarë rruge do të marrin, ka gjithmonë hapësirë për të ndërhyrë në mënyra nga me të thjeshtat të cilat nuk kërkojnë firma pushtetarësh e vendime qeverie.

Shpesh harrojmë se jemi ne, individët që përbejmë kombin, zgjedhim qeveritë dhe protestojmë kundër padrejtësive. Po ne ama edhe shkaktojmë probleme me veprimet e papërgjegjëshme apo indiferencën.

Kjo video jep një rrefim modest për një mënyrë krejt personale se si mundet të mbrohet pasuria jonë e përbashkët. Gjithashtu video jep edhe një mesazh se cfarë po ndodh në përmasa globale: Individët e vendeve të zhvilluara ose jo, tashmë të ndërgjegjësuar për rëndësinë e ambjentit, po krijojnë nisma të jashtezakonshme qytetare, të vlefshme për tu ndjekur.

Eshte koha që populli, individi të paraprijë diskutimet e politikes dhe, me shembullin e tij real, të tregoje se vlen edhe më shumë se ajo të paktën në këtë sektor!

Për të parë videon: https://mjedisi.al/paketimet-kushtojn%C3%AB-mbeturinat-kan%C3%AB-vlere-kaq-t%C3%AB-pasur-jemi-sa-t%C3%AB-hedhim-parat%C3%AB-n%C3%AB-er%C3%AB-943ea7c8ec2b 

Print