• Kreu
  • Mbetjet
  • Publikohen rregullat e reja për vend-depozitimet e mbetjeve, Klosi: Larg lumenjve

Publikohen rregullat e reja për vend-depozitimet e mbetjeve, Klosi: Larg lumenjve

Publikohen rregullat e reja për vend-depozitimet e mbetjeve, larg lumenjve dhe zonave të banuara. Rregullat e reja, të hartuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, i japin fund situatës aktuale me vend-depozitimet, trashëguar në 27 vite.

Kështu deklaroi ministri Blendi Klosi gjatë takimit me donatorët, ku u prezantua Raporti Kombëtar për Zbutjen e Riskut në Venddepozitim. Ky raport vjen pas një skanimi 3-mujor të situatës nga 200 persona të angazhuar, ekspertë dhe zyrtarë lokale dhe të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Sipas këtij masterplani që realizohet për herë të parë konstatohen 199 vendepozitime. Nga këto vetëm 3 prej tyre kanë leje të mjedisore, ndërsa 4 prej tyre kanë leje të para vitit 2011.

Sipas raportit do të mbyllen 62 vendpozitime, 44 do të rehabilitohen dhe 93 të tjera do të zhvendosen.

Të gjitha venddepozitimet do t’i nënshtrohen disa kritereve, si: largësia nga vendet e banuara dhe lumenjtë, të jenë të rrethuara dhe të kontrolluara, dhe të plotësojnë standardet për të marrë lejet mjedisore deri në sistemin e plotë të problematikës.

Print