• Kreu
  • Mbetjet
  • Menaxhimi i mbetjeve të ngurta: 1,200,000 Euro investime në juglindje të vendit

Menaxhimi i mbetjeve të ngurta: 1,200,000 Euro investime në juglindje të vendit

Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen e financimit për projektin “Menaxhimi i mbetjeve të ngurta në Shqipërinë Juglindore, masa shoqëruese, faza 2 (Rajoni Korçë)”, përmes një granti në shumën 1,200,000 euro.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (marrësi), dhe Shoqërisë Rajonale të Menaxhimit të Mbetjeve të Korçës (Agjencia e zbatimit të projektit), dhe KfW, Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Menaxhimi i mbetjeve të ngurta në Shqipërinë Juglindore, masa shoqëruese, faza 2 (Rajoni Korçë)”, nëpërmjet një granti në shumën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) euro.

Sipas njoftimit të qeverisë, ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Print