Plehrat pranë qytetit; katastrofë mjedisore në Lushnje

Fusha ku derdhen mbetjet në Lushnje daton që në vitin 1980. Në atë kohë fusha ishte e shkretë dhe qyteti nuk kishte më shumë se 50 mijë banorë. Me lëvizjet demografike që ndodhen pas viteve ‘90, edhe rrethinat e fushës së mbetjeve u populluan. Bashkë me numrin e banorëve u rrit mirëqenia dhe konsumi. Sot shtëpia më e afërt me vendgrumbullimin është vetëm 20 metra larg. Por fusha vazhdon të mbetet një venddepozitim pa struktura përpunuese , e cila nuk rrezikon vetëm banorët e lagjes 18 nëntori, por me tymin dhe depozitimin e substancave të rrezkshime në ujë rrezikon gjithë qytetin me 90 mijë banorë.

Vijo leximin

Print

Durrësi, një “bombë” e plehrave; mbi 70 mijë tonë në qiell të hapur

Në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Durrës derdhen çdo ditë 200 tonë, ose 70 mijë tonë mbetje në vit. Ky vend shërben si për Bashkinë e Durrës edhe për atë të Shijakut. Vendgrumbullimi eshte kthyer dhe në një vatër ushqimi për kafshët e shpezët që përfundojnë më pas në tryeza. specialistët e mjedisit shpjegojne se si kjo fushe po i rrezikon banoret. “Këtu vijnë mbetjet e pa asnjëlloj ndarjeje. Plastika nën efektet e diellit degradohet dhe përhapen nëpërmjet ajrit, apo ujit përfundojnë në det. Zjarri dhe djegia e tyre çliron substanca kancerogjene, ndaj duhen ndarë mbeturinat.

Vijo leximin

Print

Konventa e Barcelonës - Shqipëria përfiton 6 mln euro për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme

Shqipëria do të përfitojë nga Konventa e Barcelonës 6 milion euro për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme. Në çelje të takimit të kësaj Konvente e cila realizohet për herë të parë në Shqipëri Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u shpesh se fondi që i akordohet Shqipërisë do të përdoret për realizmin e projekteve konkrete për trajtimin e mbetjeve. “Rajoni jonë është një rajon në të cilin kalon pothuajse 40 për qind e gjithë trafikut botëror e importit të mallrave.

Vijo leximin

Print

Mbetjet pushtojnë bregdetin e Durrësit, njësitë administrative nuk përballojnë dot situatën

Përmbytjet e fundit me të cilat u përball vendi ynë prekën kryesisht pjesën qendrore dhe jugore të territorit. Pamjet që solli Citizen Channel pasi lumenjtë u tërhoqën në shtratin e tyre, ishin të ngjashme me vendgrumbullimet e mbeturinave. Mijëra qese, bidona dhe mbetje të tjera vareshin nëpër pemët buzë lumenjve. Prurjet e shumta të lumenjve Erzen dhe Ishëm, megjithëse ndodhen disa kilometra larg disa prej plazheve të frekuentuara përgjatë periudhës së verës në qytetin e Durrësit; Currila, Kallm dhe Porto-Romano, një sasi e konsiderueshme plasitke, gome dhe mbetjesh të tjera e kanë ndotur bregdetin përgjatë tij.

Vijo leximin

Print

Nis aksioni 'Të pastrojmë Beratin'. Fillohet nga shtrati i lumit Osum

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Institucioni i Prefektit të Qarkut, bashkitë Berat dhe Ura Vajgurore kanë iniciuar nisjen e një aksioni për pastrimin e shtratit të Lumit Osum. Ministri Blendi Klosi në nisje të këtij aksioni tri ditor u shpreh se ky është vetëm fillimi i një pune që nuk duhet të ndalet deri në pastrimin e plotë të shtratit të lumit nga mbetjet. Ai e konsideroi si jetike për qytetin zgjidhjen e këtij problemi që shkakton përmbytje sa herë që ka reshje shiu me intensitet të lartë.

Vijo leximin

Print