Mos i hidhni më cigaret në rrugë, Bashkia ju ofron zgjidhje

Kosha të posaçëm për të hedhur bishtat e cigares. Është kjo nisma më e re e Bashkisë së Tiranës e cila ka vendosur kosha në formë cigareje. Koshat e posaçëm janë vendosur në rrugën Ded Gjon Luli, pas Muzeut Kombëtar dhe sipas Bashkisë së Tiranës do të vijojë vendosja e tyre edhe në rrugë të tjera. Por nisma e Bashkisë duket se duhet të shoqërohet edhe me sensibilizimin e qytetarëve që ti hedhin bishtat e cigareve në vendin e duhur. Rrugët në kryeqytet i sheh shpesh të mbushura me bishta cigaresh.

Vijo leximin

Print

Kreu i ISHMP Agasi: Bashkitë të marrin masa për menaxhimin e mbetjeve urbane

Në zbatim të legjislacionit në fuqi ISHMP prej datës 15 Shkurt 2016 ka filluar inspektimin në rang vendi për administrimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane në 61 bashkitë, përfshirë edhe akset rrugore kombëtare. Inspektimi nga ana i ISHMP u realizua në 3 drejtime: Në strukturat dhe institucionet e trajtimit të mbetjeve urbane në varësi të bashkive; Tek operatorët privatë të kontraktuar nga bashkitë për shërbimin e pastrimit Në venddepozitimet e mbetjeve urbane, ose në Landfillet e ndërtuara posaçërisht.

Vijo leximin

Print

Mbetjet urbane po helmojnë Durrësin

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Porto Romano të Durrësit është kthyer në një bombë ekologjike. Nga djegja në natyrë e tyre, përfshirë goma dhe plastikë, shkarkohen gazra toksike mjaft të dëmshëm, ndërsa institucionet publike vijojnë të jenë të pafuqishme për të ndryshuar këtë realitet. Sipas kryeinspektorit te Mjedisit Jurgen Dashi, ankesat e shumta të qytetarëve marrin zgjidhje vetëm me ndërtimin e landfillit te ri. Buxhetet e bashkive Durrës, Shijak dhe Krujë nuk mund të përballojnë projektet për landfillet.

Vijo leximin

Print

Plehrat, “minë me sahat”, bllokohet projekti për landfillin

Nga Llambi Kallço

Masivi i plehrave në Durrës po kthehet në një bombë ekologjike për popullsinë. Sipas Jurgen Dashit, kryeinspektor i Mjedisit në Qarkun Durrës ky fenomen i frikshëm ekologjik ndodhet vetëm pak kilometra larg nga qendra e qytetit të Durrësit. Helmet toksike që lëshohen nga asgjësimi i mbetjeve urbane në zonën e Porto Romanos, apo edhe ndotja masive e tokës në vendin ku grumbullohen pa e kuptuar po vrasin në "heshtje" shëndetin e qytetarëve durrsakë. Nga një kamping i hapur dikur për strehimin e qindra kosovarëve të ardhur në Shqipëri prej luftës, sot është kthyer një vend-grumbullim mbetjesh urbane.

Vijo leximin

Print

Menaxhimi i mbetjeve: Mbledhja e parë e vitit 2016 e KMIM

Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve është ngritur në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 967 datë 25.10.2013, i cili kryesohet nga Zëvendësministri i Mjedisit dhe ka anëtarë Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Zëvendësministrin e Mbrojtjes, Zëvendësministrin e Financave, Zëvendësministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Zëvendësministrin e Arsimit, Zëvendësministrin e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Zëvendësministrin e Drejtësisë, Zëvendësministrin e Shëndetësisë,

Vijo leximin

Print