Lezhë, qyteti mes mbetjeve, Frrokaj: Ka përfunduar kontrata me firmën

Disa zona të Lezhës, kryesisht bregdeti i Shëngjinit, është tej mbushur nga mbetjet urbane duke shkaktuar një panoramë të shëmtuar për turistët. Kontenier të dëmtuar apo dhe mungesë totale e tyre konstatohen lehtësisht, ndërsa mbeturinat vijojnë të hidhen nëpër rrugët e qytetit. Sipas kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, kjo situatë është shkaktuar pasi ka përfunduar kontrata e firmës kontraktuese për pastrimin e qytetit, dhe se po merren masa provizore deri në një zgjidhje përfundimtare. Sipas Frrokaj tenderi i ri i pastrimit do të bëhet në muajin shtator dhe situata do të marrë menjëherë zgjidhje për pastrimin e qytetit.

Print

Protagonizëm për kauzën e paqenë të importit të “plehrave”

Nga Mentor Kikia

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile, jo aq të shumtë sa tre vjet më parë, u shfaqën sërish për të kundërshtuar ndryshimin në ligjin për ndalimin e importit të mbetjeve të riciklueshme. Unë personalisht, me gjithë ndjeshmërinë e madhe që kam ndaj mjedisit, nuk iu bashkova protestave të këtij grupimi atëherë dhe nuk e mbështes as tani reagimin e tyre, për shumë arsye: Sepse “plehrat” që ata pretendonin se do të ndalonin të vinin në Shqipëri, në fakt ishin thjesht lëndë e parë për industrinë e riciklimit.

Vijo leximin

Print

AKIP kundërshton ligjin e ri për importin e mbetjeve

Aleanca Kundër Importit të Plehrave, grupimi i shoqërisë civile që tre vjet më parë arriti të ndalojë me ligj importin e mbetjeve në Shqipëri, deklaroi sot se do të kundërshtojë edhe propozimin e fundit të tre deputetëve të së majtës, të cilët kanë propozuar në Kuvendin e Shqipërisë rikthimin e importeve. Jemi të “neveritur nga përpjekjet e vazhdueshme të një pjese të politikës shqiptare për të thyer ndalimin e importit të mbetjeve, i cili u realizua me ligj në vitin 2013 pas një beteje shumëvjeçare të shoqërisë civile,” tha AKIP në  një konferencë për shtyp.

Vijo leximin

Print

Berati tetë vjet në UNESCO, “noton” në fekale e mbetje

Qyteti i Beratit ka festuar dje 8-vjetorin e hyrjes në UNESCO. Berati u listua në trashëgiminë e UNESCO-s më 8 korrik të vitit 2008, në sesionin e 32-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore që u zhvillua në Kebek të Kanadasë. Për përfshirjen e qytetit të lashtë, ku qytetërimi nisi që në shekullin VII para erës së re, të 189 përfaqësuesit botërorë votuan unanimisht duke e regjistruar Beratin në trashëgiminë botërore. Por tetë vjet më pas, Berati vijon të ketë problematikat e një qyteti që s’të jep përshtypjen se ndodhet në listën e trashëgimisë botërore.

Vijo leximin

Print

Tek Bregu i Lumit/ Banorët: Qeveria na ka braktisur. Mbeturinat dhe ujërat e zeza kanë pushtuar lumin

Mbeturinat, ujërat e zeza, era e pakëndshme, punimet e lënë përgjysmë, e kanë kthyer Bregun e Lumit një pirg të madh mbetjesh dhe ujërash të zeza. Kryeqyteti i vendit është i rrethuar nga shumë problematika. Një ndër shqetësimet më të mëdha është ai i ngritur tashmë prej disa herësh nga familjet tek bregu i lumit të cilët i bëjnë apel qeverisë që ti ndihmojë dhe tu vijë në ndihmë. Por bashkia e ka vëmendjen e saj për të zbukuruar qendrën dhe Parkun e Liqenit për të cilin nga buxheti i saj i shtoi dhe një investim shtesë nga buxheti i bashkisë.

Vijo leximin

Print