Energjia negative e plehrave spitalore

Pamjet e shiringave, serumeve, ilaçeve buzë detit, në male apo në lumenj, nuk u bëjnë përshtypje shumë vetëve. Kjo duket qartë. Nëse mbeturina të tilla Adriatiku i nxjerr i indinjuar në rërën tonë, në brigjet më të bukura, e Osumi e Semani i shpërndajnë kudo në bimësi e më tej, duket një problem që shqetëson pak vetë. Në Uznovë të Madhe gazetarët e ReportTV treguan të njëjtat pamje me ilaçe të hedhura në plehra e kudo përtokë, siç i pashë dhe fotografova dhe unë në Gjirin e Lalzit. E megjithatë asnjë reagim, veç presioneve të firmave që e kanë për detyrë t'i shkatërrojnë drejtë, për heqjen e informacionit nga media.

Vijo leximin

Print

Mbetjet spitalore asgjësohen nga shoqëri të cilësuara "fantazëm"

Mbetjet spitalore të cilat hidhen shpesh në lumenj, dëmtojnë çdo ditë shëndetin e shqiptarëve. Kompanitë private të cilat janë të licensuara, i hedhin këto mbetje në ambjente publike për shkak të kostos së lartë që ato kanë për t’u asgjësuar. Mes kompanive private të cilat janë të licensuara, ka edhe nga ato të cilat janë pezulluar nga Ministria e Mjedisit për shkak se kanë shkelur kushtet që parashikon ligji për mbetjet spitalore. Në vitin 2014 shoqëria private Euroteam është pezulluar me urdhër të Ministrit të Mjedisit Lefter Koka si dhe i është vendsour gjobë nga Inspektorati i Mjedisit.

Vijo leximin

Print

Shpallen fituesit e konkursit gazetaresk “Puna e Kolektorëve Rom dhe Egjiptian në Riciklimin e Mbetjeve”

Ditën e premte, më 29 Janar 2016, Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (Qendra EPER) dhe Unioni Gazetarëve të Shqipërisë (UGSH) shpallën fituesit e konkursit gazetaresk “Puna e Kolektorëve Rom dhe Egjiptian në Riciklimin e Mbetjeve”. Fituesit e konkursit gazetaresk u shpallen gazetaret: Znj. Ola Mitre – Gazeta Shqiptare me artikullin “12 vite që mbledh kanoçe, nuk kam lekë për kontroll te mjeku” Znj. Shpresa Mezini – Gazeta Shqip me artikullin “Landfilli i Sharrës, qyteti i heshtur i “vdekjes”, ku punojnë mbi 50 fëmijë romë”.

Vijo leximin

Print

Riciklimi informal në Shqipëri

Klik. Ndërkohë katër fëmijët rom nuk qeshin para aparatit. Të ulur gju më gju mbi mbetjet e venddepozitimit të Sharrës, ato luajnë me një kuti të vjetër makiazhi. Dikush bëhet si tigër e dikush si klloun. Ato janë jo më shumë se 5 vjeç, të veshur me rrecka e madje njëri është lakuriq. Jemi në mes të nëntorit. Nuk ka një sistem të ndarjes së mbetjeve në Shqipëri. Dy të tretat e bashkive mbështeten mbi kompani private për të mbledhur mbetjet, të cilat dërgohen mëpastaj në venddepozitime. Në Sharrë, vendi i hedhjes është ristrukturuar për të plotësuar normat sanitare evropiane. 

Vijo leximin

Print

Menaxhimi i mbetjeve, bashkia e Tiranës marrëveshje me atë të Veronës

Bashkia e Tiranës ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me bashkinë e Veronës për krijimin e një ndërmarrjeje publike e cila do të bëjë grumbullimin dhe menaxhimin e mbetjeve. Përmes marrëveshjes së firmosur sot nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe homologu tij Flavio Tosi, bashkia e kryeqytetit do të marrë nga institucionet e qeverisjes vendore në Veronë përvojën e mirë për pastrimin e qytetit. “Më vjen mirë që nënshkruajmë një marrëveshje mirëkuptimi me bashkinë e Veronës,

Vijo leximin

Print