Pro zëvendësimit të qeseve plastike. “2 mln lekë kosto në ditë”

Shoqata e Prodhuesve të Bukës mbështet nismën e Bashkisë së Tiranës, për ndalimin e qeseve plastike nga bizneset në ofrimin e shërbimeve të tyre. Kreu i kësaj shoqate, Gëzim Peshkëpia deklaron se nisma është një përpjekje për të ulur ndotjen në mjedis, por edhe për të ulur koston e bizneseve dhe edukuar qytetarët për blerjen e çantave shumëpërdorimshe. Sipas tij, vetëm prodhuesit e bukës përdorin deri në 2 milionë qese plastike në ditë vetëm në Tiranë, të cilat kur nuk kanë kosto për qytetarët hidhen lirshëm në qytet dhe kazanë.

Vijo leximin

Print

Zhvillohet Konferenca Kombëtare “Shërbimi i Menaxhimit të Mbetjeve: mësime dhe gjetje pas reformës territoriale dhe administrative”

Me zhvillimet e ndodhura pas Reformës Territoriale Administrative të tilla si ligji i ri mbi qeverisjen vendore, strategjia e decentralizimit, draft ligji i ri mbi financat vendore edhe sektori i menaxhimit të mbetjeve po përballet me sfidat që niveli lokal po has në arritjen e objektivave strategjik në kuadër të strategjisë kombëtare. Dldp ka qenë pjesë e diskutimeve kombëtare dhe ka kontribuar direkt në tre shtylla për zbatimin e strategjisë kombëtare në sektorin e mbetjeve, siç janë: Planifikimi, Edukimi, Burimet si dhe përmes sugjerimeve në përmirësimin e legjislacionit kombëtar. Në vazhdimësi të platformave konsultative më 15 qershor 2016,

Vijo leximin

Print

Diferencimi i mbetjeve, Veliaj: Jo më në kazanë

Landifilli i Sharrës ka tanimë një impiant të dytë për diferencimin e mbetjeve urbane më parë se të depozitohen për përpunim. “Që të arrijmë këto dy misione, pra që të kemi një qytet të pastër, por edhe një landfill e menaxhim modern të mbetjeve, na duhet pak bashkëpunim. Duke nisur nga kjo verë, nuk do të lejojmë që çdo vendgrumbullimi mbetjesh apo çdo konteiner mbeturinash të kthehet në pikë riciklimi. Ajo që na ndodh shpesh është që, pasi është pastruar qyteti, pasi janë zbrazur koshat, ato derdhen sërish në rrugë duke shkaktuar infeksione, e ndonjëherë edhe digjen duke sjellë rrezik për qytetar”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Vijo leximin

Print

Veliaj: Impianti rrit jetëgjatësinë e landfillit të Sharrës

Nis punë edhe impianti i dytë i diferencimit të mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës. Bashkia e Tiranës ka vijuar projektin i cili mundëson ndarjen e mbetjeve, para se ato të depozitohen në landfill. Impianti i ri u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi qëllimet e bashkisë janë dy: mbajtja pastër e qytetit, por edhe gjetja e një zgjidhje të qëndrueshme për të zgjatur jetëgjatësinë e landfillit të Sharrës, nëpërmjet diferencimit të mbetjeve të riciklueshme në impiant.

Vijo leximin

Print

Përvetësuan 35 mln lekë të landfillit të mbeturinave, “Arrest me burg” për 5 zyrtarët e Gjegjanit

Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 5 zyrtarë të Njësisë Administrative Gjegjan, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Korrupsion pasiv”, për një dëm ndaj shtetit në shumën rreth 35 milionë lekë të reja. Gjithashtu, për 5 zyrtarë të tjerë, është vendosur masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje”. Zyrtarët e ish-komunës Gjegjan, aktualisht Njësi Administrative, përfshirë edhe titullaren e njësisë, kanë kryer veprime fiktive në të paktën dy procedura prokurimi, duke përvetësuar thuajse tërësisht shumë e parave të caktuara për ndërtimin e një landfilli mbeturinash në zonë, si edhe të pyllëzimit të një sipërfaqe 50 hektarë me pemë shegë.

Vijo leximin

Print