Inagurohet në Elbasan impianti i Përpunimit të Mbetjeve dhe Prodhimit të Energjisë

Këtë të martë, është inaguruar në Elbasan, impianti i Përpunimit të Mbetjeve dhe Prodhimit të Energjisë. Ministri i Mjedisit, gjatë inagurimit është shprehur se "kjo është padiskutim një ditë e shënuar, jo vetëm për mua si Ministër Mjedisi, por më së shumti për të ardhmen e mjedisit shqiptar, për jetën e sigurt të qytetarëve, pasi së bashku ia dolëm që të ndërtojmë një model të vërtetë suksesi. Ky impiant që ne po inaugurojmë sot, e them me garanci, se do të shndërrojë njëherë e përgjithmonë imazhin e Shqipërisë, sa i përket menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Vijo leximin

Print

Drejt degradimit Pylli i Sodës në Vlorë, u premtua se do ruhet 24 orë

Edhe pse vetëm shtatë kilometra larg qendrës së Vlorës, Pylli i Sodës vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme. Mbetje të ndryshme urbane dhe inerte kanë zaptuar çdo ditë sipërfaqe të tëra të zonës së pyllëzuar. Problem tjetër që është mjaft shqetësues është edhe prerja e qindra drurëve, çka ka sjellë rrafshimin në pjesën më të madhe të tij. Gjatë muajit shkurt në një deklaratë për media, kreu i bashkisë u shpreh se Pylli i Sodës do të ruhet 24 orë nga policia bashkiake, por vetëm dy muaj më pas pamja që të ofron ky vend është e mjerueshme, pasi në çdo dy metër hasen mbetje nga më të ndryshme. Premtimi i kryetarit të bashkisë Vlorë ishte vetëm mediatik, por asgjë në realitet.

Print

Pukë: Dëgjesë publike për planin e menaxhimit të mbetjeve

Bashkia Pukë në kuadër të hartimit të planit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane, pas disa seancave konsultative, realizoi dëgjesen publike të këtij plani me pjesmarrjen e OJF-ve të ndryshme, komunitetit, bizneseve etj. Plani i menaxhimit të mbetjeve është mbështetur teknikisht dhe financiarisht nga Programi për Zhvillim dhe Decentralizim, DLDP. Pas kësaj dëgjese, planit i hapet rruga për kalimin dhe miratimin në këshillin bashkiak Pukë. Tashmë mbetet detyrë e bashkisë Pukë për zbatimin e këtij plani, i cili mundëson një mirëmenaxhim të mbetjeve urbane në të gjithë territorin e bashkisë.

Vijo leximin

Print

Nisma e bashkisë, ulet me 50% përdorimi i qeseve në Tiranë

Në më pak se një muaj, nisma e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për reduktimin e qeseve plastike, si një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes në kryeqytet, ka rezultuar e suksesshme. Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se përdorimi i qeseve plastike nga qytetarët që blejnë në supermarketet që i janë bashkuar nismës së Bashkisë është ulur me 50%, duke ndikuar ndjeshëm edhe në zvogëlimin e ndotjes në kryeqytet. Pas suksesit me supermarketet e mëdha, tashmë kjo nismë ka filluar që të shtrihet edhe në minimarketet nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit, duke qenë se i janë bashkuar edhe 10 të tjera, duke e çuar në 21 numrin e marketeve që zbatojnë nismën.

Vijo leximin

Print

Sezoni turistik, ministri Koka: Ti bashkohemi nismës për pastrimin e vendit nga mbetjet

Prej gati një muaj, Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë një nismë në të gjithë vendit për pastrimin e mbetjeve. Nismës i janë bashkuar qytetet si: Tirana, Gjirokastra, Vlora, Dibra, Elbasani, Fieri dhe Lezha. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka falenderuar të gjithë qytetarët që kanë kontribuar vullnetarisht në pastrimin e mjedisit, kryesisht të rinjtë për të cilët ai thotë se e ardhmja e mjedisit dhe natyrës shqiptare do të jetë shumë më e mirë falë tyre. Gjithashtu, Koka ka falenderuar përfaqësues të organizatave të ndryshme, bizneset dhe pushtetin vendor dhe Agjencitë Rajonale të Zonave të Mbrojtura që kanë dhënë kontributin e tyre për një territor të pastër në prag të sezonit turistik.

Vijo leximin

Print