Ishulli i Lezhës, një mrekulli natyrore që rri fshehur prej një rruge 3 km të dëmtuar rëndë

Është quajtur ishull për shkak të sistemit lagunor që afrohet deri pranë qytetit të Lezhës. Janë sisteme ujore si struga, kanale që kanë ndërprerë komunikimin e kënetës me Lezhën dhe tokat e saja duke formuar një ishull, por në të vërtet ai lidhet normalisht me rrugën kryesore që të çon në Lezhë e në Shkodër. Ndodhet rreth 60 km. nga Tirana dhe me një histori të vjetër si një system lagunor dhe destinacion turistik. Është e para Zonë e Mbrojtur e Shqipërisë, e shpallur si Rezervë Gjuetie që nga korriku i vitit 1940. Edhe sot ruan këtë status të emërtuar si “Rezervat Gjuetie dhe Rezervë e Menaxhuar”.

Vijo leximin

Print

Kamerat fiksojnë kafshët e rralla, dhia e egër fotografohet në Nikaj-Mërtur

Nikaj - Mërtur është një prej zonave më të pasura dhe të rëndësishme për praninë e gjitarëve të mëdhenj dhe atyre me trup mesatar. Ariu i murrëm, ujku, derri i egër, kaprolli dhe simboli dhe krenaria e alpeve shqiptare, dhia e egër, janë fotografuar nga kamerat – kurth, të vendosura nga ekspertët e Shoqatës së Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Gjithashtu, janë fotografuar të tjera lloje të rëndësishme për zonën, si: macja e egër, baldosa, zardafi dhe dhelpra.

Vijo leximin

Print

Laguna e Kunes, një destinacion qetësie për fundjavë

Jo më larg se 50 km nga Tirana, laguna e Kunes, ky habitat natyror i faunës së egër, është një vend shlodhjeje për fundjava dhe frekuentohet nga mjaft vizitorë. Laguna e Kunes është cilësuar si “Ontologjia e Mesdheut”. Laguna është ‘shtëpi’ për 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh dhe disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca e ngjala. Bota e shpendëve, veçanërisht e pasur, numëron 196 lloje shpendësh migratorë dhe të përhershëm. Edhe bota e gjitarëve nuk mbetet pas me specie si lepuri, dhelpra, ujku, derri i egër dhe kuaj të lindur dhe rritur në natyrë.

Vijo leximin

Print

La Repubblica: Bukuritë dhe kontradiktat e Shqipërisë

Në vitet e fundit, vendi ballkanik ka fituar një famë të sajën në fushën e turizmit, pas një ndërprerjeje të gjatë që erdhi nga regjimi. Por në vitin 2017 duket se italianët e kanë zbuluar atë përfundimisht. Kështu e nis artikullin La Repubblica. Vite më parë, ata që udhëtonin në Gadishullin Ballkanik duhej të shkonin përreth Shqipërisë për të vazhduar udhëtimin. Sot, në këtë vend që ka lënë pas një regjimi komunist 46-vjeçar, që e izoloi atë nga pjesa tjetër e botës, gjejmë një destinacion turistik.

Vijo leximin

Print

“Të rikthejmë jetën në malet tona!” - Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale i drejton letër të hapur Qeverisë

Pyjet dhe kullotat janë djepi i jetës në malet tona pasi përbëjnë mbi 50% të tokës shqiptare. Ato kontribuojnë për ajrin e ujin, ruajnë tokën e japin prodhime drusore e jodrusore, si dhe ofrojnë mjaft shërbime me vlerë për mjedisin e shoqërinë. Prej shekujsh nga pyjet shqiptare janë siguruar drutë për ngrohjen e popullsisë (mbi 80% e energjisë totale të nevojshme për ngrohje). Çdo produkt e shërbim që vjen nga pylli, është dhuratë e natyrës, nuk kërkon kthim e kompensim por vetëm kujdes e mirëtrajtim.

Vijo leximin

Print