• Kreu
  • Natyra
  • Bulqiza po digjet…Shteti nuk po merr asnjë masë

Bulqiza po digjet…Shteti nuk po merr asnjë masë

Prej 7 ditësh rradhazi tashmë janë aktivizuar disa vatra zjarri në Bulqizë, ku zjarrvënia është e qëllimshme pasi temperaturat janë shumë të ulëta duke pasuar më datë 20 prill me 3'C por era e dendur ka përshpejtuar flakët duke djegur hektarë pyje në malin e Krajkës ose (Mali i Bardhë) dhe vazhdimësinë për në njësinë Shupenzë, në ekonominë pyjore Sheshe-Bulqizë si dhe në fshatin Kovashicë. Këto zona digjen për kullota mbi 5 herë në vit, ku zjarri i fundit në vendin që tregohet në fotografi (Mali i Krajkës) ka qenë në dhjetor.

Terreni është i thyer ku nuk mundet të këtë hyrje nga reparti i emergjencave, por duhen marrë masa në mënyrë artificiale që të mos përhapet më tej përveç humbjes së biodiversitetit në atë zonë kemi dhe ndotjen e ajrit të çliruar në ajër me dioksid karboni CO2 dhe metan CH4. Institucionet përgjegjëse duhet të nderhyjnë pasi kjo ësht zjarrvënie nga barinjtë e zonës për kullotje dhe duhet të ndalojnë përsëritjen e këtyre situatave vit pas viti…

Por çdo gjë u la në mëshirë të fatit pa asnjë ndërhyrje nga shteti dhe sytë u drejtuan nga qielli ku falë shiut të së shtunës në darkë u bë e mundur shuarja e vatrave të zjarrit dhe të dielën në mëngjes vendi u zgjua i pastër e pa tym rreth e rrotull zonës. Në Bulqizë bashkë me njësitë administrative janë ngritur strukturat përgjegjëse të shërbimit pyjor, por nuk mund të thuhet se u ndërmorën masa nga ata për shurjen e zjarrit, pasi çdo gjë u la me sytë nga qielli dhe u shua nga shiu.

Në vazhdimësi na presin ditë më të nxehta por se çfarë do të ndodhë me pyjet dhe vatrat që do të aktivizohen kjo pritet të zbulohet.

SHERM ndiehet e shqetësuar për situaten e krijuar në vendin tonë dhe uron që komuniteti dhe barinjtë e zonës të ndergjegjësohen e të mos shkaktojnë zjarre të qëllimshme pasi dëmet mejdisore janë më të mëdha sesa kullotat e përftuara.

Print