• Kreu
  • Natyra
  • Në pazarin e kafshëve në Thumanë, mund të gjesh edhe dhelpër

Në pazarin e kafshëve në Thumanë, mund të gjesh edhe dhelpër

Në Thumanë të Krujës, kafshët tregtohen të lidhura dhe në mes të rrugës. Në këtë “treg” shiten edhe kafshë shtëpiake, por edhe kafshë të egra, për të cilat ndalohet gjuetia, falë moratoriumit të gjuetisë.

Midis kafshëve që shiten në Thumanë, gjendet edhe kjo dhelpër (në fotografi) e lidhur dhe e nxjerrë në shitje në mes të rrugës. Një qytetare e ka bërë denoncimin tek shoqata “Rescue Animal Albania”.

Kujtojmë se moratoriumi dy vjeçar i gjuestisë u miratua si pasojë e rënies së popullatave të faunës së egër, të shkaktuar nga gjuetia pa kontroll dhe me mjete të ndaluara, numri i madh armëve të gjuetisë, mungesa e kontrollit mbi to dhe pamundësia për të bërë bllokimin e tyre, lejimi i shumë pikave të tregtimit të tyre nga zhvillimi i gjuetisë për përfitime ekonomike, etj.

Print