• Kreu
  • Natyra
  • 16 Shtator - Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit

16 Shtator - Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit

16 Shtatori është përzgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit, për të përkujtuar nënshkrimin e Protokollit të Montrealit për substancat ozonholluese, në vitin 1987. Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit, e përkujtuar për herë të parë në vitin 1995, ofron një mundësi për të përqëndruar vëmendjen dhe veprimet në nivel global, rajonal dhe lokal, në mbrojtjen e shtresës së ozonit.

Print