• Kreu
  • Natyra
  • Vendimi i Ministrisë - Anulohen 6 HEC-et në Theth

Vendimi i Ministrisë - Anulohen 6 HEC-et në Theth

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka anuluar marrëveshjen me konçesionarin që parashikonte ndërtimin e 6 Hidrocentraleve të lumin Shalë në Theth të Shkodrës. Marrëveshja për ndërtimin e tyre është nënshkruar në vitin 2009, por Ministria e Energjisë argumenton se prishja e kontratës është bërë për shkak të mungesës së raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, skemës së shfrytëzimit hidroenergjetik, si dhe ato të planit të biznesit.

Projekti për ndërtimin e HEC-eve është kundërshtuar edhe nga shoqëria civile e cila argumentonte se ndikimi në mjedis do të ishte mjaft i ndjeshëm, duke dëmtuar turizmin në këtë zonë.

HEC-et parashikoheshin të ndërtoheshin me fuqi të instaluar 127 megavat dhe prodhim vjetor të energjisë prej 530 mijë megavat.

Print