• Kreu
  • Natyra
  • AOS nis punën për Atlasin e Shpendëve Folezues të Shqipërisë

AOS nis punën për Atlasin e Shpendëve Folezues të Shqipërisë

Shoqata Shqiptare e Orintologjisë – AOS, ka nisur punën për grumbullimin e të dhënave mbi Atlasin e Shpendëve Folezues të Shqipërisë si kontribut për Atlasin e Shpendëve Folezues të Europës 2. Nga specialistët e AOS, janë gjetur shenja folezimi të shumë specieve si dhe foletë e tri prej tyre: Huta (Buteo buteo), Qafëdredhësi (Jynx torquila) dhe Skifteri kthetrazi (Falco tinnunculus). Ky i fundit u gjet në një koloni të vogël të përbërë nga 3-4 çifte folezues. Puna e specialistëve të AOS për identifikimin e specieve në rrezik zhdukjeje, si dhe sensibilizimi qytetar në ruajtjen e këtyre specieve, ka bërë që gjeografia e specieve të rralla të zgjerohet në territorin shqiptar.

Print