• Kreu
  • Natyra
  • Librazhd, ariu bie në grackë, e shpëtojnë banorët

Librazhd, ariu bie në grackë, e shpëtojnë banorët

Një ari i murrmë është kapur në Librazhd pasi ka rënë në grackën e leqeve dhe rrjetës me tela të ngritur nga banorët e zonës në. Banorët e fshatit nuk e vranë ariun, por njoftuan Administratën e Zonave të Mbrojtura e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes. Për shkak të telave, ariu kishte ngecur e nuk mund të shpëtonte dot. Ndaj u njoftua agjencia e specializuar “Four Paws” e cila dha ndihmën e nevojshme. Sipas drejtorit të i ADZM, Fatmir Brazhda kjo është hera e tretë që shpëtohen arinj që bien në kurthe të ngritur nga banorë apo gjuetarë.

"Është hera e tretë që shpëtohen arinj që bien në leqe dhe kurthet me tela të ngritura nga banorët apo edhe nga gjuetarët. Rasti më i fundit ishte dy net më parë kur një ari i murrmë ngeci në telat e një parcele me misër. Sapo morëm njoftimin shkuam në vendngjarje dhe njoftuam “Four Paws”. Me anë të anestezisë u arrit që të afohemi tek ariu, të këpusim telat, ta mjekojmë dhe ta lëmë atë të lirë”, tha Brazhda.

Print