• Kreu
  • Natyra
  • Skandal mjedisor, shihni çfarë ndodh në rrugën nacionale Elbasan-Peqin

Skandal mjedisor, shihni çfarë ndodh në rrugën nacionale Elbasan-Peqin

Thasë me pulat të ngordhura janë hedhur në rrugën Elbasan-Peqin, ç’ka rrezikon përhapjen e epidemisë. Vendi është lokalizuar mes fshatrave Vidhas-Mallkas nga punëtorët e mirëmbajtjes së rrugës. Sipas tyre, çdo ditë një furgon i bardhë, pa targa shkarkon anës rrugës pula të ngordhura të futura në thasë. Ky skandal vazhdon prej dy javësh dhe ende nuk dihet origjina e shpendëve të ngordhur. Në një gjatësi prej 500 metra ndjehet era e rëndë dhe është gjetur dhe një dhelpër e ngordhur që besohet se është helmuar nga pulat.

Print