• Kreu
  • Natyra
  • Klosi: Tomorri pjesë e projektit "100 fshatra turistikë," fund barbarisë

Klosi: Tomorri pjesë e projektit "100 fshatra turistikë," fund barbarisë

300 pemë janë mbjellë nga Ministria e Mjedisit nç shenjë simbolike për rikthimin e Parkut Natyror të Tomorrit në destinacion turistik dhe historik. Një javë pas operacionit të ndërhyrjes dhe marrjes së masave për ndalimin e shkatërrimit të Malit tç Tomorrit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi iu bashkua grupit të të rinjve në ecjen sportive në majën e Malit të Tomorrit. “Jemi së bashku me një grup të rinj nga Qarku i Beratit, për të promovuar Parkun Natyror të Tomorrit. Jemi në kalanë e Tomorrit, vend që sipas legjendave është një vend i mrekullueshëm, vend që sipas legjendave është një vend magjik,” tha Klosi.

“Një javë më parë erdhëm dhe dënuam krimin mjedisor që kanë bërë grup barbarësh, por ne me të rinjtë duam të promovojmë turizmin natyror, bukuritë e natyrës që është më shumë se kaq një mrekulli botërore. Ftoj të gjithë ata që nuk e kanë parë, i ftoj të gjithë të vijnë ta vizitojnë sepse të rinjtë do u bëjnë një guidë të mrekullueshme," shpjegoi Klosi.

Fshati Qafë - Dardhë, pranë Malit të Tomorrit, do të jetë pjesë e “100 fshatrave turistikë”, nismë që ka marrë tashmë mbështetjen buxhetore të qeverisë në kuadrin e zhvillimit turistik të vendit.

Print