Tirana ndotet pa mëshirë

Edhe pse koshat janë vetëm pak metra më tutje, ka ende njerëz që pasi kanë konsumuar ushqimin, mbeturinat e prodhuara i flakin ku të dëshirojnë. Një mungesë e dukshme edukate qytetare dhe një ndotje e pafalshme e mjedisit. Pamje skandaloze për mjedisin tonë të përbashkët.

Mbeturinat zaptojnë trotuaret.

Nuk ndalet ndotja në kryeqytet. Mbeturinat nuk hidhen brenda në kazanë, por lihen pranë tyre. Çka bën që më pas ato të “vërshojnë” duke zaptuar trotuarin, gjë e cila vështirëson kalimin.

Mbeturinat “derdhen” nga kazanët.

 Në pjesën më të madhe duhet pranuar se nisma e ndarjes së diferencuar të mbetjeve në burim ka dështuar në Tiranë. Pamjet e mëposhtme janë të zakonshme në çdo rrugë dhe lagje ku janë vendosur kazanët e destinuar për të hedhur mbetjet në mënyrë të diferencuar. Mbeturinat lihen anash dhe sipër kazanëve duke ndotur mjedisin në mënyrë skandaloze.

Parku kombëtar i Dajtit ndotet pa mëshirë.

Gjithashtu edhe parku kombëtar i Dajtit është i ndotur. Automjetet që kalojnë përgjatë rrugës së tij, flakin mbeturinat në mënyrë të papërgjegjshme.

 

Print