• Kreu
  • Natyra
  • Në 28 shkurt nisin aplikimet për subvencione në bujqësi

Në 28 shkurt nisin aplikimet për subvencione në bujqësi

Të gjithë fermerët me NIPT mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare për projektet e tyre në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë pranë agropikave e zyrave rajonale të bujqësisë, pa asnjë dokument shtesë.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama konfirmon se ky proces do të nisë nga data 28 shkurt, ndërsa nënvizon faktin se fermerëve nuk do t’ju duhen dokumenta shtesë gjatë aplikimit.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se që prej datës 28 shkurt të gjithë fermerët me NIPT mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare për projektet e tyre në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë pranë agropikave e zyrave rajonale të bujqësisë, pa asnjë dokument shtesë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Print