• Kreu
  • Natyra
  • Pamje fantastike e Parkut të Divjakës nën dëborë

Pamje fantastike e Parkut të Divjakës nën dëborë

Pamje fantastike e Parkut të Divjakës nën dëborë Reshjet e dëborës që përfshin pjesën më të madhe të vendit krijuan një pamje fantastike në Parkun Kombëtar të Divjakës. Divjaka është një qytet i ri por që ka një histori të lashtë që lidhet me Qytetin e Humbur Arnisa dhe me “Via Egnatian” e Romës së Vjetër.

Vetë emri i saj rrjedh pikërisht nga kjo rrugë që lidhte Apoloninë me pjesën e saj që vinte nga Durrësi e bashkoheshin në Klodiana ose Peqini i sotëm.

Divjaka ose Due Vie, Dy Vijat, shtrihej në kodrat ku bashkoheshin këto dy rrugë nga ku i ngeli dhe emri.

Një projekt transformues po zbatohet aktualisht në Divjakë, ku po krijohen plantacione me drurë frutorë, në kuadër të programit të gjelbërimit të Shqipërisë me 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020.

Divjaka sot është një nga parqet natyrore më të vizituara për turizmin detar, natyrorë, atë të vëzhgimit të shpendëve ujorë dhe kulinarinë me bazë prodhimet e detit dhe perimet bio të fushave të saj.

Turizmi i vëzhgimit sjell në Parkun Kombëtar të Divjakës, me dhjetra vizitorë vendas e të huaj. Vetëm në vitin 2017 këtë park e kanë vizituar mbi 400 mijë vizitorë vendas dhe të huaj, prej të cilëve rreth 30 mijë ishin turistë të huaj.

Print