Rrëshqet Kodra e Currilave

Reshjet e shiut kanë sjellë një tjetër rrëshqitje dherash nga kodra, duke bllokuar lëvizjen në njërin kah të rrugës. Edhe pse në qershor të vitit 2014, Qeveria përmes një projekti me vlerë 240 milion lekë (të rinj) nisi rehabilitimin e Kodër-Vilës që premtonte zgjidhjen e problemit të rrëshqitjeve, situata mbetet e njëjtë.

Investimi i kryer përfshinte sigurinë teknike me rrjeta mbajtëse e mbjellje pemësh e bari, për të shmangur rrëshqitjet nga kodra që para viteve ’90 ka qenë një park tejet i frekuentuar nga durrsakët e vend tepër i preferuar për fëmijët.

Zbatimi i projektit nuk e zgjidhi problemin e rrëshqitjeve dhe as e ktheu Kodër-Vilën në një park të gjelbër e të vizitueshëm nga qytetarët. Kodra vazhdon të vuajë pasojat e babëzisë së shpyllëzimit e ndërtimeve pa kriter, ndërsa në Bashkinë e Durrësit shprehen se kosto për rehabilitimin e plotë të kodrës është shumë e lartë dhe e pamundur të përballohet nga buxheti i saj.

Print