• Kreu
  • Natyra
  • Nxënësit e shkollës “Misto Mame” mbjellin pemë për të vegjlit e shtruar te pediatria në Tiranë

Nxënësit e shkollës “Misto Mame” mbjellin pemë për të vegjlit e shtruar te pediatria në Tiranë

Fëmijët të cilët ndodhen të shtruar në spitalin pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sot kishin disa vizitorë të veçantë. Nxënësit e talentuar të shkollës “Mimo Mame” në kryeqytet organizuan për ta një koncert festiv dhe u dorëzuan të vegjëlve dhurata duke ua hequr për pak momente dhimbjet e sëmundjes e duke u sjellë atmosferë feste.

Por dhurata më e bukur ishte nisma për të mbjellë pemë të reja duke shtuar gjelbërimin rreth këtij spitali e duke krijuar një mjedis çlodhës dhe më të shëndetshëm për fëmijët e vegjël.

“Shkolla “Misto Mame” i mbolli 7 pishat e 7 Marsit me zyshat tek Spitali Pediatrik. Sa e bukur është Tirana e mirë, e njerëzve solidarë, që nuk gjejnë rast të ankohen, por të kontribuojnë me dashuri e mirësi. Bravo grupi, ju lumtë! Shumë krenar për ju”, shkruan Veliaj në twitter. Këtij aksioni iu bashkua edhe deputeti i zonës Ervin Bushati i cili u uroi fëmijëve shërim të shpejtë.

Print