• Kreu
  • Natyra
  • Shqipëria në luftën ndaj ndotjes. Masat për ndotjen nga nafta, të 41-tët në botë

Shqipëria në luftën ndaj ndotjes. Masat për ndotjen nga nafta, të 41-tët në botë

Shqipëria është në vendin e 41-të në botë në një klasifikim të fundit sa i përket vendeve që bëjnë përpjekjet më të mëdha për të kufizuar emetimin e gazrave të dëmshëm të makinave. Renditja i referohet specifikisht përbërjes së sulfurit te nafta. Në këtë drejtim Shqipëria rezulton mes vendeve me performancën më të mirë.

Gjithsesi, indeksi thotë se, vendi ynë, së bashku me vendet e tjera në krye të listës, nuk ka bërë asnjë progres në krahasim me vitin e kaluar në drejtim të kufizimit të sulfurit në përbërjen e hidrokarbureve.

Sa i përket klasifikimit të Shqipërisë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, renditja është e favorshme, pasi vendi ynë është në vend të dytë, pas Maqedonisë.

Gjithsesi, fqinjët kanë ashpërsuar ndjeshëm këtë llojë lufte, si pasojë e niveleve alarmante që ka prekur ndotja në vend, e sidomos në kryeqytetin e Shkupit.

Suedia, Gjermania dhe Japonia janë tre vendet e para të listës, duke u bërë kështu tre vendet që po luftojnë më së shumti me ndotjen atmosferike. Shtete të ndryshme europiane, përfshirë Gjermaninë së fundmi, po diskutojnë ndalimin e qarkullimit të makinave me naftë.

Print