• Kreu
  • Natyra
  • Turizmi natyror me 1.2 milion vizitorë për vitin 2017

Turizmi natyror me 1.2 milion vizitorë për vitin 2017

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si pikat e forta të Shqipërisë turistike. Zonat natyrore dhe rurale në Shqipëri ofrojnë mundësi për zhvillimin e turizmit rural, malor, ekoturizmit, agroturizmit dhe veprimtarive në natyrë (rafting, hedhje me parashute sportive, çiklizmi malor, treking, ngjitjet alpinistike, ecja në natyrë (hiking), shëtitja me kuaj, turet studimore).

Disa prej këtyre veprimtarive janë motivi kryesor i vizitave nga vizitorët e huaj në zonat natyrore. Kërkesa për aktivitete në natyrë po rritet shpejt në tregun ndërkombëtar të turizmit.

Aktualisht, zhvillimet në drejtim të këtij lloj turizmi janë të përqëndruara në nivel kombëtar dhe akoma nuk ka një rrjet bashkëpunimi të konsoliduar mes aktorëve që janë të angazhuar në organizimin e turizmit (MICE), në nivel ndërkombëtar, gjë e cila do të sillte përmirësime të konsiderueshme të këtij produkti turistik në tregun shqiptar dhe veçanërisht në rritjen e numrit të vizitorëve të huaj. Pengesa kryesore e rritjes për këtë produkt në Shqipëri, sipas Ministrisë së Turizmit  është mungesa e infrastrukturës së kongresit (qendrat e kongresit) dhe të menaxhimit të sistemeve tregtare që ende nuk janë mjaft konkurruese.

Për vitin 2017, numërohen mbi 1.2 milion vizitorë si turistë të natyrës, të ardhur në Shqipëri nga vende të tjera. Ky numër do të dyfishohet deri në vitin 2022 me vlerësimin dhe masat infrastrukturore që po merren nga Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Gjatë këtyre viteve do të futen në tregun turistik edhe projekti i “100 Fshatrat” që do të jenë një vlerë e shtuar për turizmin dhe ekonominë e vendit.

Print