Hapsirat e gjelbërta në Tiranë

Mund ta përcaktojme Tiranën si një qytet të ri në vendin tonë për vlerën e tij historike dhe ndërtesat arkitekturore që kemi këtu. Nëse i hedhim një vështrim të parë këtij qyteti, do të duket sikur ka një% të lartë të gjelbër, por në fakt krahasuar me nivelin e popullsisë dhe ndërtesat për lartësi sipëfaqet e gjelbërta janë shumë të vogla.

Mungesa e zonave të gjelbra siç dihet shkakton probleme mjedisore. Ndotja e mjedisit është shkaktuar nga trafiku i rëndë, karburantet me cilësi të ulët, automjetet e vjetra, ndërtimet e reja që nuk i përmbushin standardet mjedisore, djegia e mbeturinave në qytet dhe deponia e Sharrës, infrastruktura e shkatërruar në të gjithë vendin dhe hapësira e zhdukjes së gjelbërimit. Është me ligj që çdo ndërtesë e re që ju do të planifikoni duke përfshirë planet, seksionet, analizat, fasadat etj, ka zonën e tij specifike të dedikuar për rekreacion dhe sipërfaqen e gjelbër, e cila me rregullat e reja të urbanistikës të lejon të ndërtosh objekt vetëm në 45% të sipërfaqes totale.

Edhe nëse ligji thotë kështu statistikat mbi të gjitha thotë se Tirana është sot kryeqyteti me ajrin më të ndotur në Evropë. Gjendja aktuale e mjedisit, sidomos në zonën urbane është patetike.

Duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen dhe për ta bërë këtë ne duhet të përqendrohemi më shumë në vendin ku jetojmë dhe veprojmë urgjentisht për:

- Ruajtjen e hapësirave ekzistuese përmes thirrjes së një referendumi lokal

- Ndërtimi i parqeve të reja në zonat ekstra urbane, veçanërisht në pjesën veriore dhe perëndimore të Tiranës.

- Gjelbërimi i disa parqeve apo hapësirave publike të cilat aktualisht janë të mbuluara me beton.

Print