• Kreu
  • Natyra
  • Kundërshtohet vendgrumbullimi i plehrave në Rrogozhinë

Kundërshtohet vendgrumbullimi i plehrave në Rrogozhinë

Shoqëria civile në Rrogozhinë paralajmëron protesta të shumta për të kundërshtuar projektin e grumbullimit të mbetjeve në bashkinë e tyre. “E kundërshtojmë këtë plan sepse nuk është bërë transparencë. Bashkia e Rrogozhinës është mbledhja e tretë që bën dhe nuk ka bërë transparancë fare. Nuk kemi garanci që nuk do të ndodhë e njëjta gjë dhe të hidhen plehrat në lumin Shkumbin dhe më pas përfundojnë në det”, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.

Kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini tha se ky projekt është zgjidhja e vetme për të ndalur njëherë e mirë hedhjen e mbeturinave në lumë.

“Ajo pikë e problematikës është dhe ne këtë po mundohemi të zgjidhim me këtë projekt. Pra, të rehabilitojmë atë pjesë që në 25 vjet janë hedhur mbeturinat në mënyrë të paligjshme dhe të shohim mundësinë që të investojmë për këtë dhe të shërbejë si vendgrumbullim mbetjesh për 5 apo 10 vitet e ardhshme”, thotë kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini.

Print