• Kreu
  • Natyra
  • Gjendet në Shqipëri. bima që pastron tokën nga metali i dëmshëm

Gjendet në Shqipëri. bima që pastron tokën nga metali i dëmshëm

Shqipëria është një nga vendet me prodhimin më të lartë të disa metaleve në Evropë por edhe me sasinë më të larmishme të bimëve mjekësore. Së fundmi, vendi ynë është përzgjedhur krahas vendeve si Greqia, Spanja dhe Austria në implementimin e një projekti të quajtur Life Agromine.

Ky projekt synon mbjelljen e bimëve me aftësi të larta përthithëse të mineraleve të nëntokës. Një prej këtyre bimëve quhet “Alyssum murale”, ose në shqip “Sericë Muresh”.

Bima Pastruese e Tokave Djerrë Bima hiper akumulatore Alyssum Murale e ka origjinën në vendet e Ballkanit. Ajo është tejet e përhapur në tokat e mineralizuara të Shqipërisë. Këto toka zënë një sipërfaqe të konsiderueshme në vendin tonë.

Ato karakterizohen nga një përmbajtje e lartë e metaleve të rënda dhe përmbajtje të ulët të elementëve ushqyes. Bima luleverdhë gjen përdorim të gjërë në teknologjitë më të ndryshme për rehabilitimin e tokave me nikel. Ajo përthith metalet e rënda dhe pastron tokën nga çdo ndotje.

Në këtë mënyrë bima rikthen mundësinë e shfrytëzimit të tokës për shumë prej fermerëve në vend. Veç pastrimit të tokës, kërkesa për nikel është gjithnjë e në rritje në mbarë Evropën.

Ky kontinent prodhon sasi të vogla të këtij metali ndërkohë që prodhimtaria e Greqisë, Spanjës dhe Finlandës zë 8.6% të sasisë globale të nxjerrë nga nëntoka. Si rrjedhojë e kërkesës së lartë për nikel dhe ofertës së ulët, shkencëtarët po mendojnë të shfrytëzojnë bimën në fjalë për të rritur sasitë e nxjerra të nikelit. Ekstraktimi do të bëhët në mënyrën më organike të mundshme.

Print