• Kreu
  • Natyra
  • Kujdes ku i hidhni plehrat, Bashkia e Tiranës do t’ju gjobisë

Kujdes ku i hidhni plehrat, Bashkia e Tiranës do t’ju gjobisë

Që një qytet të mbahet pastër nuk mjafton vetëm puna që kryejnë çdo ditë institucionet bashkiake, por duhet edhe përgjegjshmëria e gjithë qytetarëve, përfshi këtu edhe bizneset, si një nga ndotësit më të mëdhenj. Por për fat të keq, pavarësisht politikave dhe fushatave ndërgjegjësuese të Bashkisë Tiranë, një pjesë e vogël e bizneseve që kryejnë veprimtari në Tiranë vijojnë të sillen në mënyrë të papërgjegjshme duke u bërë shpesh herë shkak për papastërti dhe ndotje të mjedisit të përbashkët.

Për këtë qëllim Bashkia e Tiranës ka ngritur një Task-Forcë me punonjës të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe Ndermarrjes Nr. 1, e cila ka nisur një aksion ne përgjigje edhe te ankesave apo denoncimeve të ndryshme të qytetarëve.

Aksioni ka konstatuar disa raste shkeljesh nga qytetarë dhe biznese të ndryshme, të cilët ishin bërë shkak për ndotjen e ambientit. I tillë është edhe rasti i dy bizneseve në rrugën e “Elbasanit”, njëri supermarket dhe tjetri thertore mishi, të cilët hidhnin mbetjet e aktivitetit të tyre jashtë kontejnerëve ose në rrugë. Pasi ka marrë shqetësimet e ardhura nga qytetarët, Task-Forca ka bërë verifikimin në terren ku ka konstatuar se këto dy biznese në mënyrë të përsëritur hidhnin mbetjet jo në vendin e përcaktuar, duke u bëre problem për higjienën dhe pastërtinë.

Për pasojë në të dyja këto raste Task-Forca ka mbajtur aktin e konstatimit ku dhe i ka lënë një afat për të marrë masat për mospërsëritjen e kësaj shkelje. Në rast se pas këtij afati bizneset që janë kapur në shkelje do të vijojnë sërish të hedhin mbeturinat në rrugë apo jashtë kontejnerëve, atëherë ato do të përballen dhe me gjobat.

Print