• Kreu
  • Natyra
  • Priten pishat dhe mbushet me plehra, pylli i Sodës në Vlorë drejt shkatërrimit

Priten pishat dhe mbushet me plehra, pylli i Sodës në Vlorë drejt shkatërrimit

Zona e pyllit të Sodës në Vlorë cdo ditë po shkon drejt degradimit. I cilësuar si mushkëria e qytetit të Vlorës, ky pyll tashmë po shkon drejt shfarosjes, pasi cdo ditë priten pisha.Pylli i Sodës në Vlorë po degradohet dita ditës, përveç thyerje të shumta të pemëve aty edhe dora e njeriut ka bërë kërdinë, dukë prerë qindra drunj  pishe që deri tani cilësohen si mushkëria e qytetit të Vlorës ndërkohë që po zhdukën ccdo ditë.

Sikur të mos mjaftojë vetëm prerja e druve, brenda pyllit gjenden tonelata të tëra me plehra dhe mbetje të ndryshme të cilat janë hedhur nga njerëz të papërgjegjshëm. Në lidhje me këtë problematikë, Report tv është interesuar në Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit dhe në Bashkinë e Vlorës, por deri tani nuk ka pasur asnjë përgjigje për këtë katastrofë ekologjike.

Agjencia e Rajonale e mjedisit arsyetohet se kompetencat për të kontrolluar territorin e pyllit të Sodës në Vlorë i kanë kaluar Bashkisë, ndërsa institucioni vendor, në këtë rast Bashkia mbjell pemë të reja, duke u hedhur hi syve qytetarëve vlonjatë duke pretenduar se po i shton hapësirat e gjelbëruara.

Edhe institucionet qendrore si ministria e Mjedisit dhe Turizmit, disa herë kanë organizuar aksione pastrimi, por kjo vetëm sa për të bërë fushata sensibilizimi para medieve. Ndërkohë gjithçka mbetet vetëm brenda fushatës, ndërsa realiteti mbetet po i njëjti, i pandryshuar.

 

Print