• Kreu
  • Natyra
  • Rruga e re Korçë-Ersekë bëhet shqetësim, ankesa për ndotjen

Rruga e re Korçë-Ersekë bëhet shqetësim, ankesa për ndotjen

Punimet për ndërtimin e aksit nacional Korçë- Ersekë kanë sjellë shqetësime për dhjetra familje që jetojnë përgjatë kilometrit të parë të këtij aksi. Prej thuajse një viti banorët janë duke u përballur me pluhurin, baltën, mungesën e kompensimit të pronave si pasojë e zgjerimit të rrugës, ndërsa së fundmi edhe derdhjen e ujrave të përdorura buzë rrugës.

Ata tregojnë se ndërhyrja për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve është lënë e papërfunduar dhe gjithçka është duke u lënë në sipërfaqe duke u kthyer në një fenomen shqetësues.

Të paktën 100 banorë po përballen me këtë situatë ndërsa bëjnë apel për zgjidhje sa më të shpejtë, pasi rritja e temperaturave mund të shoqërohet edhe me probleme shëndetësore për ata.

Print