Biodiveristeti, çfarë e dëmton atë

“Pa biodiveristet s’ka të ardhme për njerëzimin”, thotë profesori David Macdonald në universitetin Oxford. Termi është krijuar në vitin 1985, një tkurrje e terminologjisë së “biodiversitetit biologjik”. Formalisht biodiversiteti përbëhet nga disa nivele, duke filluar me gjenet, speciet individuale, komunitetet e krijesave, më pas ekosisteme të tëra si pyjet, shkëmbinjtë e koraleve, ku jeta ndërthuret me mjedisin fizik. Këto ndërveprime të panumërta kanë bërë tokën të banueshme për miliarda vjet.   

Zhdukja e gjashtë në masë Jeta në tokë ka pësuar pesë zhdukje të biodiversitetit të saj përgjatë historisë, si pasojë e shpërthimeve masive të vullkaneve, periudha e gjatë e akullnajave apo përplasja e meteorëve. Por, disa shkencëtarë mendojnë se zhdukja e gjashtë ka filluar. Kjo zhdukje është ndryshe, jo si pasojë e ndryshimeve gjeologjike apo ndryshimet natyrale të klimës, por nga një specie e vetme NJERIU. 25-40% “të prodhimit primar” të planetit e konsumojnë njerëzit dhe kafshët.

Megjithatë jo të gjithë shkencëtarët bien dakord se zhdukja e gjashtë në masë ka filluar, pasi është një rrugë shumë e gjatë për të shkuar drejt zhdukjes së 95% të masës, e cila ka ndodhur para 252 milion vjet më parë. Megjithatë teza se: “humbjet aktuale të biodiversitetit po na çojnë drejt humbjes së madhe” bashkon njëzëri studiuesit. 

Kjo vlen edhe për speciet që janë më pak të dukshme, si koralet që sigurojnë mbrojtje të paçmueshme nga ciklonet apo tsunami për njerëzit që jetojnë në qytet; pemët, përveç pastrimit të ajrit nga dioksidi i karbonit shërbejnë edhe si ushqim për kafshët tropikale. Nëse ekosistemi është i ekuilibruar, ai kontribuon gjithashtu për një planet të shëndoshë dhe të qëndrueshëm. Vetëm nga humbja e biodiversitetit Evropës i kushton 3% të PBB-së, afërsisht 450 milion euro në vit.   

“Lista e kuqe”, prodhuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, ka vlerësuar si të kërcënuara: 25% e gjitarëve, 41% e amfibëve dhe 13% e zogjve. Madje edhe parazitët janë të rëndësishëm. Një e treta mund të fshihet nga ndryshimet klimatike, duke i bërë ato midis grupeve më të kërcënuara në tokë. Por, shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të destabilizojë ekosistemet, duke shkaktuar pushtim të paparashikueshëm të parazitëve të mbijetuar në zona të reja.  

Por çfarë e shkatërron ekosistemin?  Për pandat dhe elefantët, kafshët e egra që mbështetin tërë zinxhirin ushqimor janë në zhdukje si dhe nuk marrin vëmendjen e duhur. Sot, 75% e ushqimit në botë vjen vetëm nga një duzinë të mbjellash dhe pesë lloje kafshësh, duke i lënë kështu prodhuesit shumë të prekshme nga dëmtuesit ose sëmundjet që mund të depërtojnë nëpër zona të mëdha të monokulturës. Rënie të rendimenteve shohim gjithashtu edhe nga ndryshimet klimatike, ku popullsia në rritje globale në botë po përballet me problemin e ushqimit.

 Çfarë mund të bëjmë ne? Përgjigja është ruajtja e të afërmve të kulturave të egra, të cilat me kalimin e kohës kanë ofruar zgjidhje për sfidat mjedisore. Ka dhjetëra mijëra specie të egra ose të rralla të kultivuara që mund të ofrojnë një gamë shumë të larmishme vlerash ushqyese, rezistente ndaj sëmundjeve dhe tolerancës ndaj mjedisit në ndryshim, nëse këto specie të egra mbijetojnë. Studiuesit në Etiopi kanë gjetur dy lloje të grurit durum që prodhojnë rendiment të shkëlqyer edhe në zonat e thata. Në

Hap tjetër.... Një qasje tjetër është vlerësimi i biodiversitetit, duke vlerësuar vlerën financiare të shërbimeve të ofruara nga ekosistemi si “kapital natyror”. Ndonjëherë kjo mund të çojë në kursime reale. Gjatë 20 viteve të fundit, New York ka shpenzuar 2 miliardë dollarë për mbrojtjen e pellgut natyror që furnizon qytetin me ujë të pastër. Ai ka punuar aq mirë sa 90% e ujit nuk ka nevojë për filtrim të mëtejshëm: ndërtimi i një impianti për trajtimin e ujit do të kushtonte 10 miliardë dollarë. Megjithatë, disa studiues thonë se gjendja e tmerrshme e biodiversitetit tashmë është mjaft e qartë dhe shkaku kryesor i kësaj humbje është vullneti politik. Një traktat global, siç është Konventa për Diversitetin Biologjik (CBD), ka vendosur shumë synime. Disa prej tyre kanë të ngjarë të arrihen, për shembull duke mbrojtur 17% të të gjithë tokës dhe 10% të oqeaneve deri në vitin 2020.

Print