• Kreu
  • Natyra
  • Surpriza që i pret fëmijët këtë të premte

Surpriza që i pret fëmijët këtë të premte

Fëmijët e kryeqytetit do të përjetojnë një ditë ndryshe, duke ndarë njohuri me specialistët dhe duke qenë në kontakt nga afër me bimët. Agjencia e Parqeve dhe e Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës e sheh me prioritet edukimin dhe ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi bimësinë, njohjen dhe mbrojtjen e natyrës si dhe jetesën aktive e të gjelbër.

Në kuadër të projektit ‘Orët Edukative’, këtë të premte do të zhvillohen dy takime të veçanta në Parkun e Madh te kodrat e Liqenit Artificial: I pari, me shkrimtarin për fëmijë Gaqo Bushaka mbi librin e tij të fundit dhe takimi i dytë me Ilia Lëngun, profesorin e gjuhës frënge, të apasionuar pas kërpudhave.

Nën kujdesin e agronomëve, fëmijët do të kenë mundësi të eksplorojnë Parkun për kërpudha e të mësojnë rreth tyre si zhvillohen, kur është periudha e daljes së tyre si dhe do të mësojnë të dallojnë kërpudhat e mira nga ato të dëmshmet. Pra, fëmijët do të kenë mundësi të përjetojnë një ditë ndryshe.

Çfarë prisni më ju prindër apo gjyshër?… Planifikojeni fundjavën që tani.

Print