• Kreu
  • Natyra
  • Ku po orientohet prodhimi? Financimi me grante, ullinjtë dhe arrorët “udhëheqin” aplikimet

Ku po orientohet prodhimi? Financimi me grante, ullinjtë dhe arrorët “udhëheqin” aplikimet

Rreth 6 mijë fermerë kanë aplikuar për grante përmes Skemave Kombëtare të financimi të bujqësisë gjatë këtij viti. Ministria e Bujqësisë ka orientuar fermerët në 15 kultura prioritare, sa i përket mbjelljeve të reja, dhe nga numri i aplikimeve duket se interes të lartë ka pasur më së shumti për ullinjtë dhe arrorët. Vetëm për mbjelljet e reja të kulturës së ullirit janë regjistruar 482 aplikime.

Këtë javë shpallet lista paraprake e fituesve dhe më tej nis verifikimi i aplikantëve. Granti në total për këto aplikantët është parashikuar në vlerën e 1.8 miliardë lekëve.

Ndërkaq, sa i përket kategorive të tjera të mbështetjes për financimet e vogla, aplikime të larta ka pasur edhe për matrikullimin, në rreth 1621 aplikantë, për ujitjen me pika 990 aplikime, për bletarinë me 610 aplikime si dhe qumështin, ku janë regjistruar me 369 aplikime.

Aplikimet për mbjelljet e reja:

Ullinj                          482 aplikime

Lajthi dhe shegë    193 aplikime

Bimë medicinale     191 aplikime

Vreshta                    164 aplikime

Arra                         140 aplikime

Mollë                      83 aplikime

Luleshtrydhe         35 aplikime

Qershi                    28 aplikime.

Print