• Kreu
  • Natyra
  • USAID inkurajon fermerët për aplikimet në Skemën Kombëtare të Qeverisë

USAID inkurajon fermerët për aplikimet në Skemën Kombëtare të Qeverisë

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po mbështet bujqësinë, turizmin dhe agroturizmin, dhe inkurajon aplikimet në Skemën Kombëtare të Qeverisë së Shqipërisë për Investimet, e cila ofron fonde për fermerë, sipërmarrës dhe pronarë biznesesh në këta sektorë.

USAID rikujton fermerët dhe aktorët e sektorit rural se, aplikimet pranohen deri më 27 prill 2018.

Gjithashtu, USAID ka publikuar se linkun e Udhëzuesit për skemat e mbështetjes, http://azhbr.gov.al/lajme/udhezuesi-per-skemat-mbeshtetese/  përmes së cilit paraqiten të gjitha skemat, detajet e financimit, kriteret dhe hapat që duhet të ndiqen për aplikimin në skemat e mbështetjes financiare për bujqësinë.

Ministria e Bujqësisë zgjati afatin e aplikimit për masat e investimeve në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi 2018 deri më 27 Prill.

Ndërkohë që në fazën e parë të aplikimit në skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi  që u zhvillua nga data 28 shkurt deri në datën 28 mars aplikuan 5852 fermerë për 52 masat e investimeve dhe mbështetjes direkte në bujqësi dhe blegtori.

Zv.Ministri i Bujqësë Dhimitër Kote tha për ATSH-në se, gjatë fazës së parë pati një rritje me mbi 20% të numrit të aplikuesve në krahasim me vitet e kaluara, falë thjeshtimit të gjithë burokracisë të nevojshme për të aplikuar.

“Fermerët sivjet kanë mundur të aplikojnë me 0 dokumenta dhe asnjë kosto në 36 pika asistence në të gjithë vendin kundrejt një dosje prej rreth 13 dokumentash që u është dashur të aplikojnë deri në vitin 2017”, tha Kote.

Sipas zv.ministrit, shtyrja e afatit deri më 27 Prill 2018, është një masë për të garantuar të gjithë aplikantët potencial që kanë shprehur interes për masat e investimeve, të përfundojnë procesin e aplikimit me o dokumente.

Print