• Kreu
  • Natyra
  • Menaxhimi i mbetjeve urbane në zonat periferike të Tiranës

Menaxhimi i mbetjeve urbane në zonat periferike të Tiranës

Në kuadër të projektit “Informim-Komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm, me fokus të veçantë mbi menaxhimin e mbetjeve urbane” mbështetur nga REC Shqipëri dhe financuar nga Ambasada Suedeze, Milieukontakt si pjesë e grupimit ECIM po zbaton projektin me fokus menaxhimin e mbetjeve urbane, projekt i cili do të zgjas 7 muaj (15 mars-30 tetor 2018).

Përgjatë zbatimit, Milieukontakt do të monitorojë menaxhimin e mbetjeve urbane në zonat periferike të qytetit të Tiranës. Përveç inspektimeve në terren orientues për evidentimin e zonave problematike në menaxhimin e mbetjeve urbane do të jetë edhe aplikacioni TrashOut. Pas evidentimit të zonave, organizata jonë do të prezantojë informacionin e mbledhur tek inspektorët përgjegjës pranë sektorit të monitorimit të mbetjeve urbane në Bashkinë e Tiranës, si edhe tek administratorët e njësive administrative, duke ulur në tryezë diskutimi aktorë të ndryshëm, të interesuar Menaxhimi i mbetjeve urbane në zonat periferike të Tiranës në mirëmenaxhimin e mbetjeve urbane.

Milieukontakt do të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku çështjet e trajtuara do të shërbejnë si burim informacioni për publikun mbi çështjet e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Duke përdorur ekspertizën e nevojshme, ne do të kryejmë gjithashtu një monitorim të Planit Buxhetor të vitit 2018 në nivel qendror dhe vendor, duke analizuar situatën financiare për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Ky vlerësim do të shërbejë si pikë referuese për Planin Buxhetor e 2019, ku grupimi ECIM mund të adresojë rishikimin Nga: Milieukontakt, Shqipëri e fondeve në nivel vendor dhe atë qendror në lidhje me menaxhimin e integruar të mbetjeve. Është parashikuar gjithashtu organizimi i ekspozitës ndërgjegjësuese për 5 Qeshorin, Dita Botërore e Mjedisit, me fokus të veçantë menaxhimin e mbetjeve urbane. Milieukontakt do të përgatisë shkrime konstatuese dhe sensibilizuese për gjenerimin/menaxhimin e mbetjeve urbane në rrethinat e qytetit të Tiranës. Përveç inspektimeve në terren orientues për evidentimin e zonave problematike në menaxhimin e mbetjeve urbane do të jetë edhe aplikacioni TrashOut.

Ndaj janë të lutur të gjithë qytetarët, studentët apo institucionet vendore që të na shkruajnë dhe informojnë në rast të problemeve të verejtura, apo dhe tu bërë pjesë e veprimative tona. Duke kordinuar aktivitetet tona me gjithë organizatat e rrjetit ECIM do mund të ofrojmë kontributin tonë për forcimin dhe përmbushjen e misionit të rrjetit: Informim-Komunikim mbi politikat mjedisore për një zhvillim të qendrueshëm- më pak mbetje, për një mjedis të pastër!

Print