• Kreu
  • Natyra
  • Nisin “Orët e Gjelbra” për fëmijët e kryeqytetit

Nisin “Orët e Gjelbra” për fëmijët e kryeqytetit

Fëmijët e kryeqytetit çdo ditë e më shumë po rritem me dashurinë për natyrën, për t’u rritur si qytetarë të përgjegjshëm e gjithmonë e më të informuar. Kështu, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, mirëpret çdo javë klasa të ndryshme për orë mësimore mbi natyrën, ambientin, ekosistemet dhe florën e faunën në parqet e Tiranës. Nxënës të shkollave 9 – vjeçare i bashkohen aktiviteteve mjedisore në natyrë me tematikë edukativo – didaktike ku mësojnë teknika të thjeshta të mbjelljes së bimëve dhe drurëve, zbukurimin e mjediseve me bimë dekorative si dhe shartimin e drurëve frutorë.

Ditën e sotme kanë nisur “Orët e Gjelbra” në Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se mendja e shëndetshme dhe trupi i shëndetshëm ka nisur më zhvillimin e kësaj veprimtarie edukative.

“Mendja e shëndetshme dhe trupi i shëndetshëm nisin me “Orët e Gjelbra” në Park.

Bashkë me Gaqo Bushaka dhe Prof.Ilia Lëngu, mëngjesi i sotëm na gjeti duke lexuar e mësuar në natyrë.  Kaq i lumtur me brezin e ri që po rrit Tirana”, thotë Veliaj.

Print