• Kreu
  • Natyra
  • Vijon aksioni i pastrimit në Pukë dhe mbjellja e drurëve dekorativë

Vijon aksioni i pastrimit në Pukë dhe mbjellja e drurëve dekorativë

Në kuadër të nismës “Për një Shqipëri të Pastër” dhe në zbatim të Planit të Veprimit të bashkisë, “Për një Pukë të Pastër” bashkia Pukë e organizoi sot nismën e radhës për pastrimin e mjedisit. Të pranishëm në këtë aksion ishte kreu i bashkisë,  Gjon Gjonaj, përfaqësuesi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit,  Polikron Horeshka,  përfaqësuese e Institutit të Kërkimeve Urbane, Livia Hidri, nënprefekti,  Gjon Dodaj, drejtues të institucioneve, qytetarë dhe nxënës të shkollës së mesme u përqendrua në mjediset e ish Fabrikës së Miellit, në afërsi të Nënstacionit Elektrik.

Krahas pastrimit të mjedisit u bë e mundur dhe mbjellja e drurëve dekorativ që ndikojnë në rivitalizimin e kësaj zone, pjesë e së cilës janë dhe banesat sociale, të cilat po ndërtohen.

Kryebashkiaku vlerësoi  nismën për pastrimin e mjedisit si një domosdoshmëri për të gjithë shoqërinë pukjane, pasi Puka synon të jetë një atraksion i mirëfilltë turistik.

Gjithashtu kryebashkiaku tha se “aktivitete të tilla do të zhvillohen edhe gjatë gjithë periudhës në vijim me qëllim pastrimin e mjediseve të ndotura, por edhe sensibilizimin e qytetarëve. Ka ardhur koha që mjedisi të marr vëmendjen e duhur, ndaj vetë qytetarët duhet të tregojnë kujdes ndaj mjedisit, ta ruajnë nga dëmtuesit dhe ta mbajnë pastër atë.

Bashkia Pukë përgjatë periudhës në vijim, në kuadër të nismës “Për një Pukë të Pastër” do të përqendrojë aksionet e saj edhe në lagjen e sipërme të qytetit, tek Rezervuari poshtë qytetit dhe në afërsi të Urës së Gomsiqes. Bashkia Pukë në këtë nisëm po mbështetet financiarisht nga Programi për Decentralizim dhe Zhvillim.

Print