• Kreu
  • Natyra
  • Në këtë ditë biodiversiteti Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) feston 10 vjet të përdorimit të kamerave-kurth në vend

Në këtë ditë biodiversiteti Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) feston 10 vjet të përdorimit të kamerave-kurth në vend

Kërcënimi i mjedisit natyror nga njëriu ka nxitur ekspertët e ruajtjes dhe mbrojtjes së natyrës në botë që të monitorojnë vazhdimisht jetën e egër dhe studimin e trendeve të popullatave të kafshëve. Monitorimi me kamera-kurth është një nga metodat më efikase dhe të përdoruara për të siguruar të dhënat e duhura në kohë dhe në vende ku aksesi është gati i pamundur.

Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), qendra e parë mjedisore në Republikën e Shqipërisë, nisi në vitin 2006 implemetimin e Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit. Një iniciativë që ndodhte për herë të parë në Shqipëri, e cila synonte studimin e nënllojit të rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus). Për studimin e këtij lloji, ekspertët e PPNEA-së vitin 2008 nisën monitorimin me kamera-kurth duke u shtrirë pothuajse në të gjthë territorin e vendit: Rajoni Jug-Lindor: Parku Kombëtar Prespë, Rezervati Natyror i Menaxhuar Gërmenj-Shelegurë.

Rajoni Lindor: Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, Polis, Parku Natyror Korab-Koritnik.

Rajoni Qëndror: Bizë-Martanesh, Balgjaj, Surroj, Pukë, Mirditë.

Rajoni Verior: Parku Kombëtar Valbonë, Nikaj-Merturi, Dukagjin.

Prej vitit 2008 e deri më sot, PPNEA ka monitoruar çdo vit jetën e egër me anë të kamerave-kurth, në zonë të ndryshme, duke siguruar të dhëna tepër të rëndësishme dhe fakte për lloje kyc të faunës së vendit tonë si dhe duke vërtetuar praninë e rreqëbullit të Ballkanit.

Kemerat-kurth të PPNEA-së, gjatë këtyre 10-viteve, kanë mundur të sigurojnë foto të larmishmërisë së jetës së egër të vendit tonë dhe i ka ndarë me të gjithë qytetarët, për të ndërgjegjësuar dhe për të parë nga aftër diversitetin dhe rëndësinë që vendi ynë ka. Gjatë këtyre 10-viteve monitorim me kamera-kurth, PPNEA ka siguruar rreth 5000 foto kafshësh, duke fotografuar të gjitha llojet e zinxhirit ushqimor, mbi 14 lloje gjitarësh të mëdhenj dhe me trup mesatar, duke përmendur: rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), ariu i murrmë (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), zardafi (Martes martes), dhelpra (Vulpes vulpes), kunadhja (Martes foina), kaprolli (Capreolus capreolus), lepuri i egër (Lepus europaeus), derri i egër (Sus scrofa), dhia e egër (Rupicapra rupicapra balcanica), Baldosa, (Meles meles) etj. Që prej vitit 2008 e deri në 2018 janë përdorur disa lloje kamerash, që prej atyre që operonin me film e deri tek kamerat dixhitale.

PPNEA është organizata e parë mjedisore dhe e vetme, e cila nisi këtë metodë monitorimi tepër efektive dhe vazhdon të të jetë lider në fushën e kërkimit dhe studimit të jetës së egër, fokusuar kryesisht në llojet e rrezikuara.

Print