• Kreu
  • Natyra
  • Ekosistemet, potencial për zhvillimin e turizmit natyror

Ekosistemet, potencial për zhvillimin e turizmit natyror

Në kuadër të Ditës Botërore te Biodiversiteti, Administrata e Zonave të Mbrojtura(AdZM) Lezhë, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC), kanë organizuar disa aktivitete edukuese mjedisore e me nxënësit e shkollës Ishull-Lezhe dhe disa shkolla të tjera të qytetit.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte ndërgjegjësimi dhe rritja e vetëdijës së nxënësve mbi rëndësinë dhe vlerën e këtyre ekosistemeve jo vetëm si mjedis natyrorë por dhe si potencial i mundshëm i zhvillimit të turizmit natyrore. Lezha dhe Ishull-Lezha kanë mjaftë asete mjedisore, natyrore dhe historike për tu vizituar.

Gjatë bisedave me nxënësit, vëmendje e veçantë iu kushtua ruajtjes dhe mbajtjes pastër të ambienteve publike dhe atyre ku banojmë. Specialistët e AdZM Lezhë, sollën edhe njëherë në vëmendje se Lezha dhe bregdeti i saj janë mjedise që në sezonin verorë thithin shumë vizitorë dhe pushues vendas e të huaj. Nxënësit u njohën me florën dhe faunën që rritet në këto mjedise dhe rëndësinë e saj në turizmin e vëzhgimit.

Ruajtja dhe prezantimi i këtyre ambienteve në lartësinë e duhur është veç të tjerave edhe një detyrë qytetare.

Print