• Kreu
  • Natyra
  • Pyllëzohen 7 ha tokë në liqenin e Kurjanit

Pyllëzohen 7 ha tokë në liqenin e Kurjanit

Pyllëzimi në zonën rreth liqenit të Kurjanit ka qenë ndër prioritetet e Bashkisë së Roskovecit.

Në një prononcim për ATSH-në, Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi shprehet se rikthimi i peizazhit të dikurshëm në Kurjan është synimi ynë.

“Deri në fund të muajit mars arritëm të mbillnim të gjithë sipërfaqen e shpyllëzuar prej  7 ha toke dhe mbollëm në total 14 000 fidan akacie. Akacia është pema e cila ka qenë pjesë e peisazhit të pyllit afër liqenit të Kurjanit”, tha ajo për ATSH.

Ky investim është realizuar me të ardhurat e bashkisë, në vlerën 2,289,600 lekë.

Ndërkohë stafi i bashkisë po ashtu ka kontribuar nga të ardhurat vetjake dhe kanë mbjellë fidanë po në këtë zonë.

Print