Dita Botërore e Mjedisit 5 Qershori

Dita botërore e Mjedisit 5 Qershori shënohet në shumicen e vendeve të Botës. Shënohet me te vetmin qellim që njerëzimit dhe botës së civilizuar të ua tërheq vëmendjen për Mjedisin e pastër dhe ambjentet e tjera të cilat na rrethojnë në jetë dhe punën tonë të përditëshme. Duam që me keqardhje të konstatojmë se shteti ynë, më i riu në botë, në këtë drejtim nuk ka lëviz nga vendënumerimi.

Kudo të sillesh, në vende urbane apo ato rurale hasë në një papastërti, në mbeturina të hedhura në vend e pa vend, në mos grumbullimin e tyre ne vende adekuate, por edhe në menaxhim jo adekuat të tyre. Në Kosovë mungon riciklimi i tyre, nga të cilat vendet përparimtare prodhojnë produkte adekuate, me që ndihmojnë edhe zhvillimin ekonomik njëkohësisht. Në këtë drejtim BE vazhdimisht ndihmon vendet që tregojnë interesim, por edhe që paraqesinë projekte konkrete. Vëndit tonë Kosovës i mungojnë këto programe shumë të rëndësishme për zbutjen dhe përmitësimin e gjendjes jo të mirë të mjedisit. Kosova akoma bënë pjesë ndër vendet me një ndotje më të madhe ne Evrop, me ajr më të ndotur. Shpeshëherë qytetari ynë më shumë thithë pluhur se ajr.

Lumenjët dhe liqenjët, nga të cilët sigurohet edhe uji për pije, nuk janë në gjendje të duhur, nuk bëhet mirëmbajtja dhe mënaxhimi adekuat konformë standardeve europiane dhe ligjeve në fuqi. Qytetarët duke mos qenë të sigurtë për pastërtin e ujit për pije, shpenzojnë shuma të mëdha nga buxheti familiar i tyre edhe ashtu mjaftë i varfër. Mirëmbajtja dhe pastrimi i lumenjëve është në nivelin më të dobët të mundëshëm. Degradimi dhe shkatërrimi i shtretërve gjithashtu bëhet në vazhdimësi. E keqja më e madhe eshtë se nga MMPH-ja nuk merren masa adekuate në mbrojtjen e tyre, apo ndëshkime të cilat parashifen me ligje adekuate në fuqi. Akoma në Kosovë dëmtohen dhe shkatrrohen pyjet, si njëra ndër format më të mira për mbajtjen e një ballansi adekuat mjedisor. Jetën bukur të vështirë të shumë vendeve rurale e bëjne edhe lindja çdo ditë e gurëthyesve në Kosovë, pa leje nga ministria adekuate dhe mosrespektimi i standardeve në fuqi.

Edhe pse Kosova ka një industri, tani bukur të vogël, nga e kaluara eshtë grumbulluar sasira të mëdha të xeheve dhe mbeturina të tjera, siq është “Trepça”, Feronikeli, Sharcemi, Termoelektranet, etj. të cilat shkaktojnë ndotje, por edhe dëmtime të tjera në jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë. Pastaj, lëvizja dhe qarkullimi i automjeteve të shumta në Kosovë, me vjetërsi marramendëse, të cilat nxerrin gazëra dhe helëm në tërë vëndin tonë e veqanërisht në ato urbane, paraqesin rrezik përmanent për shëndetin e qytetarëv, niveli i të cilit edhe ashtu eshte i ulët.

Të gjtha këto edhe shumë të tjera, fatekeqesisht përcillen me vite, për të cilat akoma nuk ështe gjindur zgjidhe apo zbutje të tyre. E keqja e kesaj është në atë se institucionet tona shtetërore, por as Ministria e Mjedisit, e cila ka për detyrë parësore, sepse ajo ka buchet të ndarë dhe fondet nga BE, nuk i ngre këto qështje të karakterit mjedisor, për ti diskutuar dhe marr qëndrim adekuat në Parlamentin e Kosoves, në të cilin debatohet dhe diskutohet edhe për çështje shumë më të pavlefshem se këto të mjedisit në vendin tonë.

Partia Eko Levizja e Gjelbër, vazhdimisht nëpërmjet konferencave për shtyp, komunikatave për media dhe formave të tjera reagon, jo vetëm në ditet boterore, siq bëjnë shumë organe dhe institucione të vendit, por për mos të thën në perditëshmëri, duke apeluar dhe kërkuar përmiresimin e kësaj gjendjeje, për ne kaotike në vend.

Duke mbetur me shpresë se sadopak ky artikull i yni, do tua tërheqe vëmendjen qytetarëve, institucioneve, pse jo edhe ndonje deputeti te Parlamentit, dhe të ndermirren masa urgjente për përmirësimin e gjendjesë mjedisore në vende. Për kundër dëshirës që edhe në vendin tim ambientet mjedisore te ken një rregullim, ruajtje dhe mbrojtje të ambientit por dhe kulturës dhe kultivimeve, shënimin e llojeve të drunjëvedhe gjendjes së tyre, e që është shumë vështir të gjejmë ndonje dru qindravjeqarë të vjetës siq kam parë dhe fotografuar në një shtet jo fortë largë tonit, vend turistik, qfarë dhe Kosovës nuk i mungojnë!

Print