• Kreu
  • Natyra
  • Deti “rrëmben” tokën në Kune-Vain

Deti “rrëmben” tokën në Kune-Vain

Në zonën e Kune-Vainit, pranë Shëngjinit, brenda pak viteve deti ka përparuar disa metra drejt tokës. Asgjë nuk është bërë për të ndaluar “pushtimin” e tokës nga deti.

As edhe një projekt i huaj pak vite më parë nuk arriti të shpëtonte bregun e Kune-Vainit, edhe pse studimet në këtë zonë treguan se duhej ndërhyrje urgjente me kalata dhe duna.

Këtu duket sikur ka lindur edhe proverbi: nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë.

Por natyra këtu po i hakmerret njeriut për dëmet që vetë i ka shkaktuar asaj. Përpos mbetjeve të ndryshme nuk mungojnë edhe mbetjet spitalore.

Shkaku dhe pasoja janë bërë një në këto brigje, kur në kufijtë e erozionit, aty ku natyra ka fituar betejën me njeriun, gjen mbetjet që pasi kanë lundruar për kilometra të tëra përfundojnë në ujërat e Adriatikut, për të vazhduar rrethin vicioz të shkatërrimit të mjedisit.

Print