• Kreu
  • Natyra
  • 4 mln euro për pyjet, Ndreu: Nevojë për një kuadër ligjor të qartë

4 mln euro për pyjet, Ndreu: Nevojë për një kuadër ligjor të qartë

Rreth 4 milionë euro është fondi i vënë në dispozicion nga qeveria Suedeze vitet e fundit për rikuperimin e sipërfaqeve pyjore në vend.

Në një intervistë për televizionin SCAN, kreu i federatës së pyjeve dhe kullotave komunale, Rexhep Ndreu thekson se nuk mungojnë projektet dhe financimi në këtë drejtim duke shtuar se ajo që është e nevojshme është rregullimi i kuadrit ligjor.

Sipas Ndreut nuk kanë munguar modelet për menaxhimin e sipërfaqeve pyjore në vend dhe një ndër këto modele është ai Austriak.

Që prej vitit 2015 në Shqipëri janë realizuar rreth 40 projekte lidhur me menaxhimin e qëndrueshëm të sipërfaqeve pyjore.

Print