Pylli i fermerit, ndërthurje e nevojave ekonomike të komunitetit me kërkesat e pyllit

Mjedisi është një bashkëveprim i faktorëve natyrorë dhe shoqërorë. Ai është bashkësia e ndërveprimeve të përbërësve biotikë dhe jobiotikë që nxisin dhe ushqejnë jetën e gjallë në tokë, duke përfshirë: mjedisin biofizik natyror të ajrit, tokës, ujërave, shëndetin e njeriut, vlerat dhe trashëgiminë kulturore, shkencore, fetare dhe shoqërore. Faktorët natyrorë dhe shoqërorë të mjedisit ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e njeriut. Ata janë kusht thelbësor për të përcaktuar zhvillimin fizik, mendor, intelektual, psikologjik, si dhe vetë mënyrën e jetesës së tij.

Vijo leximin

Print

Festimi i Ditës së Drinit 2017 në Kukës

GEF Drin Project/GWP-Med dhe Qendra EDEN festuan ditën e premte, më datë 5 maj, Ditën e Drinit, në zonën e Kënetës, qytetin e Kukësit. Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit me titull: “Mundësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore në pellgun e zgjeruar të lumit Drin”. Projekti zbatohet nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe ekzekutohet nga Global Water Partnership (GWP) përmes GWP-Mediterranean (GWP-Med), në bashkëpunim me Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara (UNECE).

Vijo leximin

Print

Erozioni sipërfaqësor i tokës, shqetësim mbarëkombëtar

Erozioni sipërfaqësor i tokës si fenomen natyror kërcënues mbarëkombëtar shkakton dëmtimin e pjesës së sipërme të tokës nga fenomene të ndryshme si uji, akulli, era, aktivitetet njerëzore apo graviteti. Por, cili është faktori më i rrezikshëm për shkaktimin e këtij fenomeni? Natyrisht që uji është ai që shkakton degradimin e tokës. Sipas të dhënave në vendin tonë humbjet e tokës nga ky fenomen janë rreth 20-70 ton/ha., ku në krahasim me mesataren evropiane është disa herë më e lartë.

Vijo leximin

Print

Peshkatarët shqiptarë i vijnë hakut peshkut vrasës ‘jugosllav’

Në shkurt 1985, kur peshkatari Kamber Kapica hodhi rrjetën e tij mes pllakave lundruese të akullit në Liqen të Fierzës, i zuri syri dy a tre peshq të panjohur sa pëllëmba e dorës. Kurreshtar, Kapica ia tregoi atë një studenti biologjie që punonte aty pranë në Kukës, i cili e identifikoi si Styzostedion lucioperca ose, siç njihet tani në atë zonë, luçiperka. Studenti i tha Kapicës se peshku sipas gjasave kishte ardhur nëpërmjet Drinit të Bardhë nga Jugosllavia, ndoshta përmes një rrjedhjeje rezervuari në Kosovë.

Vijo leximin

Print

Ariu i robëruar në Skrapar ia nis jetës nga e para në Bullgari

Parku i Arinjve Kërcimtar Belitsa, një strehimore në jugperëndim të Bullgarisë për rehabilitimin e arinjve të keqtrajtuar, ka lajmëruar se banori i parë nga Shqipëria ka mbërritur me sukses nga Tirana më 4 maj. Riku, një ari 2-vjeçar i cili më parë mbahej i lidhur me zinxhirë në kopshtin e një shtëpie në një fshat të Skraparit, përpara se të shpëtohej nga organizata e kujdesit ndaj kafshëve “Four Paws” (Katër Putrat) nëntorin e shkuar, tashmë po përshtatet me kushtet e reja.

Vijo leximin

Print