Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta në fokus të Radio BBC 4

Elizabeth Gowing, bashkëthemeluese e shoqatës “Ideas partnership” rrëfen mrekullitë e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta në programin ‘From Our Own Correspondent’ – në Radio BBC 4. Gjatë vizitës së saj në këtë park u shoqërua nga kryetari i shoqatës Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA), Kujtim Mersini për të treguar bukurinë, rëndësinë e kësaj zone dhe punën e madhe që PPNEA ka bërë ndër vite në këtë park, veçanërisht me anë të programit “Menaxhimi i Ligatinave dhe Ruajtja e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut”.

Vijo leximin

Print

Lezhë, nis trajtimi i qenve endacakë; Bashkia: Nuk ka më rrezikshmëri

Nis trajtimi i qenve endacakë në zonën e Lezhës, që ishin kthyer në një shqetësim shumë të madh për banorët. Por këtij problemi si duket po i vjen fundi, pasi një shoqatë zvicerane në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës dhe disa vullnetarë kanë ndërmarrë nismën për sistemimin e tyre. Njëkohësisht Bashkia ka njoftuar edhe qytetarët që mbajnë qenë të kenë kujdes në lidhje me trajtimin e tyre, në të kundërtën do të marrin masa ndëshkimore nga ana e Bashkisë. "Me ndihmë e një shoqate po bëjmë trajtimin e këtyre kafshëve. Qentë sterilizohen, matrikullohen dhe nuk janë më të rrezikshëm në qytet" tha Ndue Lushi, Shërbimet publike Lezhë.

Vijo leximin

Print

Valbona nën sulm

“Ta përjetosh këtë luginë të mrekullueshme me ski, mjete lundruese dhe në kajakë, të sjell më afër me natyrën dhe të kuptuarit se sa e plotë është ajo. Lumi Valbona është një venë e luginës, esenca e saj, pasi transporton të gjithë informacionin që nga pikët më të larta deri te pyjet e pasura dhe të harlisura, të gjendura në fund të luginës. Ai bën të mundur vazhdimin e ciklit të vazhdueshëm prej miliona vitesh. Banorët e kanë pranuar gjithmonë rëndësinë e tij në shumë legjenda dhe janë kujdesur për rrjedhat e tij, por sot po jetojmë në epokën e re të udhëheqësve me afinitet ndaj parasë, të cilët u vendosën në këtë parajsë, duke u përpjekur të përfitojnë nga kjo rrjedhë gjallëruese.

Vijo leximin

Print

Ditët e fundit për të ndaluar ndërtimin e hidrocentralit në Luginën e Valbonës

Që prej Marsit të vitit 2017, Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës ështe duke u tundur nga shpërthimet, ditë e natë, teksa vazhdon ndërtimi në kuadër të projektit për hidrocentralin e Dragobisë në degën e lumit Çerem. Deri më tani, mungesa e qasjes në këtë vendndodhje, do të thoshte që askush nuk kishte një përshtypje të saktë të dëmit të gjerë të këtij investimi. Megjithatë, në prill filloi ndërtimi i hidrocentralit të dytë, i cili planifikon vendosjen e 3 kilometrave më piktoreskë dhe të virgjëra të Lumit të Valbonës në një tunel.

Vijo leximin

Print

“Bukuroshja e fjetur” Ulëza, feston Promovimin Turistik të vitit dhe Ditën e Shën Markut

Me rastin e festimit të Ditës së Shën-Markut në Njesinë Administrative Ulëz dhe të promovimit të vlerave mjedisore dhe turistike të Parkut Natyror Rajonal “Liqeni i Ulzës” dhe zhvillimit të turizmit nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përfshirjes së komunitetit, Bashkia Mat, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Agjencia Kombetare te Zonave te Mbrojtura (AKZM), Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri, Projektim “Natyra 2000” dhe Fondacionin CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerezit) si dhe partnerët vendorë të zonës si organizata Miqësia Ulëz pjesë të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, organizuan ditën e djeshme aktivitete mjedisore, kulturore dhe artistike, në territorin e Njesisë Administrative Ulëz, duke kujtuar kështu dhe Ditën e Shën Markut që përkon me datën 25 prill.

Vijo leximin

Print