Peticion kundër ndërtimit të HEC-ve në Valbonë: Shkatërrohet Parku

Parku Kombëtar i Valbonës vlerësohet si mrekullia e alpeve shqiptare. Peizazhi malor, ujërat e Lumit të Valbonës dhe ekosistemi i parkut, vitet e fundit po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj, kjo edhe falë përmirësimit të rrugës automobilistike, furnizimit me energji, dhe investimeve të vetë banorëve për pritjen e pushuesve. Por banorët janë të shqetësuar se Parku kombëtar do të dëmtohet nga ngritja e tre hidrocentraleve në Luginën e Valbonës.

Vijo leximin

Print

Digjen 10 hektarë pyje në Bulqizë

Një zjarr i madh ka rënë këtë të diel në pyjet e fshatit Koçaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë. Zjarri i ndihmuar nga era u përhap me shpejtësi duke përfshirë dhjetëra hektarë pyje. Zjarri u diktua nga fermerët privat të fshatit Koçaj, të cilët njoftuan pranë Bashkisë Bulqize. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja e emergjencave civile të Bashkisë Bulqizë. Të ndihmuar edhe nga banorët e këtij fshati ato arritën që ta vënë zjarrin nënkontroll. Flakët ishin përhapur duke arritur deri ne 100 metra larg shtëpive të fshatit Koçaj, duke dëmtuar kështu edhe varrezat e fshatit.

Vijo leximin

Print

Masakra nuk njeh kufi. Ja si priten dhe digjen pyjet në Vidohovë

Rajoni juglindor vijon të mbetet një nga rajonet më të prekura përsa i përket prerjeve pa kriter i sipërfaqeve pyjore, ndërsa dëmi i shkaktuar ndër vite është i parikthyeshëm. News24 ka udhëtuar disa orë drejt pyjeve të fshatit Vidohovë në rrethin e Devollit, atje ku prerjet e pyjeve janë të pakursyera.Gjatë rrugës drejt zonës së dëmtuar banorë të zonës, dikush jashtë kamerës e dikush në prani të saj tregon për masakrën e shkaktuar në këto pyje nga vetë dora e njeriut. E kjo në të shumtën e rasteve është bërë edhe për të zhdukur gjurmët e batërdisë që bëhet çdo ditë me kontrabandën e lëndës drusore.

Vijo leximin

Print

Zbulohet një shkabë e gjallë: Mbahet e lidhur nga pronari i një lokali

Pak ditë më parë u raportua se një shkabë u vra në Kukës. Ndërsa, specialistët kishin menduar se në vendin tonë nuk ekziston më asnjë e tillë nga ky shpend i rrallë. Por mundësia për të shpëtuar një është e madhe. Ajo është e gjallë dhe e shëndoshë, por mbahet e lidhur nga pronari i një restoranti në rajonin e Drenicës.

Print

Tartufi, thesari i pyllit të Semanit që po grabitet në mënyrë të paligjshme

Nga ALFRED GURRAJ*

Pylli i Semanit në çdo stinë vere kthehet në një destinacion për të gjithë frekuentuesit e plazhit të kësaj zone. Por e gjithë kjo zonë përveçse ofron plazhin ranor për të gjithë pushuesit, në brendësi të pyllit duket se mbart edhe vlera dhe pasuri të tjera, pasuri të cilat shumë pak kush i njeh dhe i shfrytëzon. Në rrënjët e këtij pylli gjendet një lloj bime e njohur me emërtimin Tartuf dhe që ngjason me zhardhokun e një kërpudhe, çmimi i së cilës arrin nga 300 deri në mbi 10 mijë euro për kilogram.

Vijo leximin

Print