Panariti: Shqipëria nënshkruan marrëveshje për peshkimin ilegal

Shqipëria ka nënshkruar sot marrëveshje për ndalimin e peshkimit ilegal, ku për Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti ajo ndikon në mbrojtjen e diversitetit ujor. Marrëveshja është nënshkruar mes Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave dhe FAO (Post State Measures” me mbeshtetjen e Ministrise se Jashtme Norvegjeze. Objektivi kryesor i Marrëveshjes është të parandalojë, zbulojë dhe eliminojë peshkimin ilegal duke mos lejuar anijet e peshkimit të përdorin portet e vendeve që nënshkruajnë marrëveshjen.

Vijo leximin

Print

Parku Kombëtar i Valbonës

Parku Kombëtar i Valbonës, në rrethin e Tropojës, është një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme në Shqipëri. Me përmirësimin, vitet e fundit, të infrastrukturës rrugore dhe investimet e vetë banorëve, në këtë pjesë të Alpeve shqiptare po zhvillohet me shpejtësi turizmi. Ndërkohë, banorët e Luginës së Valbonës po kundërshtojnë ndërtimin, brenda Parkut Kombëtar, të tre hidrocentraleve. Korrespondentet e Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo dhe Ilirian Agolli, përgatitën kronikën.

Vijo leximin

Print

HEC-et po shkatërrojnë natyrën, akuza bankave e institucioneve të BE-së

Një raport teknik i një rrjeti organizatash jofitmprurëse të Europës qëndrore dhe asaj lindore akuzon bankat ndërkombëtare të zhvillimit dhe institucionet e Bashkimit Europian se po financojnë në Shqipëri projekte që rrezikojnë monumentet natyrore dhe parqet kombëtare të vendit. Raporti investigativ është hartuar nga rrjeti Benkuotc dhe përmend HEC-in e Langaricës dhe atë të Tërnovës si shembuj flagrantë se si paratë e donatorëve po financojnë ndërtime që kërcënojnë zonat e mbrojtura.

Vijo leximin

Print

Shkel moratoriumin e pyjeve, gjobitet me 5 milionë lekë të reja

Gjatë inspektimeve të vazhdueshme në mbarë vendin, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve në kuadër të zbatimit të moratoriumit 10-vjeçar për shfrytëzimin e pyjeve, ka sekuestruar paraditen e sotme një kamion mjet tip Ford, targë AA 119KU me lëndë drusore. Ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit H.M. 50 vjeç vendlindja Berat u vendos gjobë në masën 5 milionë lekë të reja, ndërsa lënda drusore dhe mjeti u sekuestruan. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që ISHMP konstaton shkelje të moratoriumit prej hyrjes në fuqi më 11 shkurt 2016.

Vijo leximin

Print

“Mos e shisni Thethin për biskota se nuk do ta blini dot as me flori”

Ky është titulli i një shkrimi të publicistit Prelë Milani për Thethin turistik. Si stërnip i Thethit, fshat në njësinë Shalë, bashkia Shkodër ndjen keqardhje teksa sipas tij thethjanët po shesin fshehtas trojet e tyre tek të pasurit. “Kështu siç ka nisur, me përfundimin e rrugës, Thethi është shumë i rrezikuar nga këta peshkaqen të parasë, pra njerëzit e pasur dhe të fuqishëm. Kam parandjenjë se në një të nesërme të afërt Thethi rrezikohet ashtu siç ka edhe disa të tjerë që nga mendjelehtësia, nga ndonjë nevojë e vogël, nga ndonjë miqësi apo joshje politike bëjnë disa gjëra që nuk duhet t’i bëjnë.

Vijo leximin

Print