Mrekullia e Lagunës së Karavastasë dhe rruga e re e Divjakës

Laguna e Karavastasë dhe e gjithë fauna dhe flora në të po marrin frymë lirisht. Prej tre vitesh ka ndryshuar çdo gjë tërësisht, që nga pastërtia, bllokimi i gjuetisë, respekti i ligjit dhe i rregullave, duke e rikthyer në shkëlqimin e dikurshëm dhe në një pasuri të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Pelikanët kaçurrelë dhe flamingot, pas masakrës në vite, janë tashmë mbretërit e Lagunës. Për pushuesit dhe admiruesit e kësaj zone, siç shihet dhe në këto foto, tani në dimër po ndërtohet dhe zgjerohet rruga që në pranverë e në verë të jetë çdo gjë gati.

Vijo leximin

Print

Paskali: E kemi hequr ‘Grand Kafenë’ nga projekti

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, deklaroi në emisionin “Studio e Hapur” e Eni Vasilit se në masterplan ka qenë një projekt për kafenenë “Grand Kafe” tek Parku i Liqenit, por është hequr. Ajo tha se do ketë vetëm një park me lodra për fëmijët, që do menaxhohet nga Bashkia dhe do jetë falas. Gazeta “Shqip” publikoi një ditë më parë një dokument që mban datën 25 shtator 2015 dhe është përgatitur nga shoqëria “Bolles + Wilson”. Në dokument shpjegohet se përse duhet edhe një kafene tek Parku i Liqenit.

Vijo leximin

Print

Veliaj: Jap dorëheqjen nëse te parku i lodrave do të ketë lokal

Gjatë prezantimit të planit urbanistik të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka thënë se do të japë menjëherë dorëheqjen nëse në datën 1 qershor, kur të përurohet parku i lodrave të liqeni, do të ketë kafene apo do të pritet ndonjë pemë. Veliaj ka dënuar ashpër dhunën e protestuesve të opozitës që një ditë më parë goditën me gurë dhe me vezë në godinën e bashkisë. “Më pëlqen nguti për t’i bërë gjërat sa më shpejt dhe në kohë. Ne duam ta kthejmë Tiranën në një kantier urban dhe nuk duam që ta bëjmë këtë me dhunë, por me paqe, jo me ndotje.

Vijo leximin

Print

10 arsye pse s'duhet bërë investimi tek parku i liqenit artificial të Tiranës‏

Analiza NGA MIRJAN TOPI

1. Këtë investim nuk e duan qytetarët e Tiranës. Shoqëria Civile dhe grupe të tjera interesi kanë protestuar kundër këtij investimi, dhe është vështirë të dëgjosh ndonjë zë pro ndërtimit të parkut të lojrave përvec zërave të investitorëve.

2. Investimi redukton ndjeshëm sipërfaqen e gjelbër të parkut të liqenit artificial dhe rrjedhimisht të të gjithë qytetit të Tiranës, duke qënë se ky park tashmë është një ndër sipërfaqet e rralla të gjelbra të këtij qyteti, dhe me të drejtë quhet mushkria e Tiranës.

Vijo leximin

Print

Dokumenti në APP, afër këndit të lojërave do të jetë edhe një “Grand Kafe”

Relacioni arkitektonik. Inxhinierët: Këndi është paralel dhe ka lidhje me “Grand Kafe”, hapësirë e rezervuar për prindërit për të pirë kafe apo të lexojnë gazeta. Kontrollojnë fëmijët

Sokol Çobo

Këndi i lojërave që pritet të ngrihet në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, ka nisur të marrë “jetë” një muaj para zgjedhjeve lokale të qershorit 2015. Sipas disa dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, në maj të vitit të kaluar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kontraktuar si konsulent disa operatorë privatë, me qëllim që të përgatisnin masterplanin e parkut të liqenit dhe pesë projekteve pilot.

Vijo leximin

Print